Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh, paralajmërojnë marshim drejt Parlamentit
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dita e 109-të...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dita e 109-të...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Më 6 qershor 2026, në aksin Fier–Levan, një tjetër aksident i rëndë tronditi vendin. Në përplasje u përfshinë një taksi dhe një automjet tip “Audi”. Pas timonit të taksisë ndodhej 28-vjeçari nga Letonia, Daniels Rjabcevs.

TIRANË- Aksidentet rrugore përbëjnë një prej grupimeve më të mëdha të çështjeve që shqyrtohen në sallat e gjyqit. Proceset më të komplikuara janë ato me viktima që, siç zbuluam më sipër, ndërlikohen edhe më tej nga mbivendosja e disa ekspertizave.
Nëse mjaft qytetarë shpresojnë te drejtësia për familjarët e tyre, ka edhe nga ata që gjenden në një mjedis armiqësor. Më vulnerabël mbeten ata që janë të huaj…
Shifrat e rritura të turizmit kanë sjellë për pasojë edhe aksidentimin e mjaft të huajve në vendin tonë.
Më 6 qershor 2026, në aksin Fier–Levan, një tjetër aksident i rëndë tronditi vendin. Në përplasje u përfshinë një taksi dhe një automjet tip “Audi”. Pas timonit të taksisë ndodhej 28-vjeçari nga Letonia, Daniels Rjabcevs.
Ai kishte ardhur në Shqipëri për dasmën e një miku të tij. Por nuk arriti kurrë të kthehej në shtëpi.
“Djali im erdhi këtu vetëm për pesë ditë për dasmën e shokut të tij më të mirë dhe më 6 qershor familja mike në Londër erdhi në shtëpinë time dhe më tha se ai kishte pësuar një aksident shumë të rëndë dhe ishte në koma.”
Sipas akteve procedurale, ai u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ai nuk mbijetoi.
Në dosje është urdhëruar ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar mekanizmin e dëmtimeve dhe dinamikën e aksidentit.
Por, përtej dokumenteve, mbetet një histori tjetër. Historia e një nëne që udhëtoi me urgjencë nga Anglia drejt Shqipërisë, me shpresën se do ta gjente të gjallë djalin e saj.
“Shkuam menjëherë në spital dhe pamë se gjendja ishte shumë e rëndë. Ai ishte në koma dhe më pas ndërroi jetë.”
Në dëshminë e saj nuk ka akuza. Ka vetëm boshllëk dhe pyetje që presin përgjigje… Më pak fjalë, ajo nuk di asgjë mbi detajet e aksidentit dhe përgjegjësit, çka e shtyn të kërkojë ndihmë.
“Për momentin nuk kemi asnjë informacion. Na thonë se ende nuk është gati. Kemi një avokate dhe po presim dokumentacionin.”
Për më shumë se 24 orë, askush nuk dinte ku ndodhej Daniels. Miqtë e kërkonin. Familja priste një telefonatë. Ndërsa ai luftonte për jetën në spital.
Sipas të dhënave, ai ishte larguar për pak minuta nga dasma për të marrë një karikues telefoni. Më pas, mungesa e tij u kthye në një sagë që në fund rezultoi tragjike…
Por pas çdo dosjeje penale, nuk mbetet vetëm një viktimë. Mbeten familje që udhëtojnë mes vendeve për të marrë trupin e të dashurve të tyre.
Mbeten histori që përfundojnë në arkivol, ndërsa kanë nisur si festa, udhëtime apo një ditë e zakonshme. Dhe më pas nis një proces tjetër, më pak i dukshëm, por po aq i rëndësishëm: vlerësimi financiar i jetës së humbur. Këtu, është një fushë që, siç kemi zbuluar edhe në investigime të mëhershme, hyjnë në lojë njerëz të korruptuar. Njerëz që shpesh, përmes makinacioneve në drejtësi dhe ekspertizave, orientojnë tjetërkund përgjegjësinë.
“Është një gangrenë shumë e madhe fakti që, sa ndodh aksidenti automobilistik, të gjithë mendjen e kanë te dëmshpërblimi dhe mënyra sesi do të ecë procesi civil në dëmshpërblimin e aksidenteve automobilistike, duke u anashkaluar hetimi penal”, u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.
“Procesi i dëmshpërblimit është një proces që, fatkeqësisht, po bëhet çdo herë e më i gjatë, dhe kjo për disa arsye. Prokuroritë, për shkak të ngarkesave të tyre, i zgjasin shumë hetimet e tyre. Gjykatat, po ashtu, zgjasin shumë hetimet dhe në momentin kur ti ke plotësuar të gjithë pjesën e dokumentacionit të nevojshëm, me kompaninë e sigurimit ka gjithmonë debate në vlera. Nuk po them për rastet me vdekje, pasi ato kanë një lloj rregullimi me ligj”, u shpreh Gedeon Dudushi./Top Channel
TIRANË- Këtu, jemi në një tjetër skenë tragjike në kryqëzimin pranë gjykatës së Lartë në Tira...
pamjet TIRANË- Kur hetohen aksidentet rrugore, shpesh dilema nuk është vetëm se kush e shkaktoi. Pyetja që lind në sallë...
TIRANË- Në këtë dokumentar, Inside Story ka analizuar statistika, dosje hetimore, ekspertiza aksidentesh dhe vendime gjyqësore me pas...
TIRANË- Teksa dilemat dhe argumentet kundërthënëse përdoren nga palët në gjykatë për t’i ikur përgjegj...
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi FRANCË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite bu...
pamjet nga aksidenti TIRANË- Në çdo aksident rrugor, sekondat e para janë vendimtare. Është momenti kur ngjarja ende &ldquo...
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi FRANCA- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burg ng...
Qytetarët në Prishtinë duke ndjekur seancën e shpalljes së aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së KOSOVË-...
Radka Betcheva, Drejtuese e EBU-së TIRANË- Radio Televizioni Shqiptar ka prezantuar identitetin e ri vizual dhe sezonin e ri televiziv, në ...
Pamje nga protestat në Divjakë DIVJAKË- Protesta në Divjakë ka vijuar për të 48-tën ditë, ndërsa qytetar&...