Tafani: Po të ishte gjallë Adem Jashari, do ishte dënuar
Analisti Endri Tafani ka kritikuar ashpër vendimin e gjykatës lidhur me ish-pjesëtarët e UÇK-së. Tafani ka ngritur shqetësimin se UÇK-ja po trajtohet tashmë jo si një organizatë ushtarake çlirimtare, por si një grup mafioz apo i strukturuar kriminal.
“UÇK-në praktikisht nuk e kanë quajtur më një organizatë çlirimtare ushtarake, por e kanë quajtur si një grup të strukturuar kriminal që ka kryer veprime të tilla.
Deklaratat e UÇK-së jepeshin shembull që, për shembull, u vra bashkëpunëtori, spiuni filan fisteku, forcat e UÇK-së eliminuan filanin që ishte bashkëpunëtor i serbëve ose vranë filan polic serb e të tjerë e të tjerë. Pra gjithë këto deklarata u morën si një platformë politike për kapjen e pushtetit dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë nga ana e UÇK-së”, tha ai.
Tafani shton se sipas kësaj linje logjike edhe Adem Jashari, nëse do të ishte gjallë, mund të ishte përballur me dënim për deklarata të ngjashme të bëra gjatë luftës.
“Ironia e fatit do ishte sikur Adem Jashari të ishte gjallë, do ishte dënuar, se këto domethënë deri në kohën e Adem Jasharit janë bërë rreth 40 a 50 deklarata të tilla. Pra me këtë logjikë, edhe Adem Jashari ishte kryetar i një grupi të strukturuar kriminal. Kjo ishte logjika që përdori gjykata sot dhe ishte logjika që përdori edhe prokuroria. Dhe për fat të keq, kjo ka qenë logjika që Donika Gërvalla i ka thënë përpara të gjithëve. I ka thënë “grup i strukturuar kriminal” përpara se prokurorët ta nxirrnin këtë grupin e strukturuar kriminal të UÇK-së në gjykatë.
Praktikisht e ka ndryshuar emrin UÇK-së. Nuk quhet më forcë çlirimtare, quhet një grup mafioz, një familje mafioze e madhe sipas vendimit të gjykatës”, tha Endri Tafani.
Konstitucionalisti Daci: Ja si mund të zhbëhet vendimi i Hagës
Vuçiç i zhgënjyer nga Haga, Bido: U viktimizua, ishte shumë i kënaqur me vendimin
Qeveria miraton vendimet, 17 ushtarakë dhe një helikopter shqiptar në KFOR
- 22:58 “Thaçit nuk ia priste mendja që do përfundonte në Hagë”, Gjoni, PS-LSI debat për Gjykatën Speciale
- 22:27 Konstitucionalisti Daci: Ja si mund të zhbëhet vendimi i Hagës
- 22:18 Lela: Rama shkoi me helikopter në Prishtinë për të bindur liderët e Kosovës për Gjykatën Speciale
- 22:10 Vuçiç i zhgënjyer nga Haga, Bido: U viktimizua, ishte shumë i kënaqur me vendimin
- 22:09 Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar
- 22:04 ‘Liria ka emër’, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së