Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbetën të bllokuar në malin e Krrabit, në Fushë-Arrëz, Policia u vjen në ndihmë dy turistëve turq

Shkruar nga Newsbomb
Mbetën të bllokuar në malin e Krrabit, në
Efektivet dhe turistet turq

Dy turistë turq kanë mbetur të bllokuar me motomjetet e tyre në një zonë me terren shumë të vështirë, poshtë Malit të Krrabit, në Fushë-Arrëz. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë organizuar punën për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës turistëve, duke u nisur drejt zonës ku ata kishin ngecur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, pas kërkimeve në terren, dy turistët janë lokalizuar me sukses nga efektivët dhe aktualisht po punohet për nxjerrjen e tyre nga zona e vështirë malore dhe transportimin në një vend të sigurt.

Noftimi i plotë

Fushë Arrëz / Policia u shkon në ndihmë 2 turistëve turq, të cilët kishin mbetur të bllokuar në malin e Krrabit

Pas marrjes së njoftimit se 2 turistë turq kishin mbetur të bllokuar me motomjetet me të cilat po udhëtonin, në një zonë me terren të vështirë, poshtë Malit të Krrabit, Fushë Arrëz, shërbimet e Policisë u kanë ardhur menjëherë në ndihmë.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës turistëve, duke u nisur drejt zonës ku ata kishin mbetur të bllokuar.

Pas kërkimeve në terren, turistët janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për nxjerrjen e tyre nga zona e vështirë dhe transportimin në një vend të sigurt.

Policia vijon veprimet në terren, deri në përfundimin e plotë të operacionit për dhënien e ndihmës turistëve.

Policia, pranë qytetarëve dhe turistëve në çdo situatë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese