“Mu kthyen në kujtesë masakrat e Drenicës”, Leonora Jakupi: E kam përjetuar keq vendimin

17 Shtator 2026 | 00:14

Qytetarë të shumtë u mblodhen edhe ne mbremje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gazetari Xhemal Rexha raportoi për Euronews Albania se një pjesë e protestuesve janë larguar nga hyrja e Qeverisë së Kosovës dhe janë zhvendosur në qendër të sheshit.

E pranishme në protestë, këngëtarja Leonora Jakupi tha për Euronews Albania se e kishte përjetuar shumë rëndë vendimin e Hagës.

Ajo tha se zhvillimet e sotme i kanë rikthyer në kujtesë traumat dhe masakrat e përjetuara në Drenicë gjatë luftës.

“E kam përjetuar shumë keq natyrisht, si shumica e shqiptarëve. Një ditë vërtetë shumë e rëndë, një dëm shumë i madh i është shkaktuar me këtë vendim sot të Kosovës. Është shumë e dhimbshme, duke pasur parasysh që ne kemi një histori të re të jetuar vetë. Sot më kthej në kujtesë shumëçka çka kemi përjetuar. Të gjitha ato humbje të familjarëve, të njerëzve të afërm, të masakrave, të asaj ngjarje tragjike që ka ndodhur në Drenicë, sot më riktheu në kohë dhe sikur më duket akoma jemi në ëndërr. Dua ta besoj që kjo është… Shpresa vdes e fundit, por… ë nuk e di a ka ndodhur ndonjëherë që në historinë e kësaj gjykate të dënohen me 81 vite krerët e një lufte? Është e papranueshme absolutisht dhe kjo tregon qartë se kjo gjykatë është puro politike dhe e sponzoruar direkt nga Serbia”, tha kengetarja e njohur.

Ajo kërkoi që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa për të kundërshtuar vendimin, duke sugjeruar që përmes OKB-së të kërkohet mbyllja e Gjykatës Speciale ose tërheqja e dënimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lela: Rama shkoi me helikopter në Prishtinë për të bindur liderët e Kosovës për Gjykatën Speciale

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deklaroi se, sipas tij, edhe kryeministri Edi Rama ka...
22:18 | 16/09/2026

Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit të të atit me 25 vjet burg: Kjo betejë nuk ka mbaruar

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përmes të cilit babai...
22:09 | 16/09/2026

‘Liria ka emër’, Dua Lipa reagon pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Edhe këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka reaguar pas vendimit të shpallur në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep...
22:04 | 16/09/2026