Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelonë spektakolare, realizon plot shtatë gola

Raphinha

Me paraqitje impresive në sulm, Barcelona ka vazhduar serinë e fitoreve të thella.

Të mërkurën mbrëma në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së gjashtë të La Ligas, Barça fitoi 7:2 ndaj Racing Santanderit.

Pas katër ndeshjeve në të cilat i shënoi nga pesë gola, Barcelona e ka rritur numrin e shënimeve në plot shtatë.

Raphinha realizoi “hat-trick”. Dy prej golave i kishte nga pika e bardhë. 

Joao Cancelo e shënoi një gol, ndërsa një shënim u evidentua si autogol i Asier Villalibres.

Edhe Barcelona vazhdon me fitore Futboll Barcelona vazhdon me fitore

Gabriel Jesus dhe Lamine Yamal po ashtu realizuan. Karim Adeyemi asistoi në golin e fundit, të shënuar nga Yamali. Superylli Yamal i kishte edhe dy asistime dhe një penallti të humbur.

Maguette Gueye dhe Yassir Zabiri shënuan për Racing Santanderin. Goli i dytë ishte gabim i portierit Wojciech Szczesny, që u aktivizua për herë të parë këtë edicion.

Barcelona është lidere me 18 pikë nga gjashtë ndeshje. Ka tri pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.

Me formën aktuale dhe sulmuesit fantastikë, Barcelona po duket e pandalshme.


Barcelona e pandalshme, katër gola në pjesën e parë

Barcelona vazhdon të shfaqet e frikshme në fillim të edicionit. Aktualisht po luan ndaj Racing Santanderit në kuadër të xhiros së gjashtë të La Ligas. 

Dhe pas pjesës së parë ka epërsi prej 4:1.

Joao Cancelo dhe Raphinha i kanë shënuar nga dy gola. Raphinha njërin prej golave e realizoi nga pika e bardhë.

Edhe Barcelona kërkon shkëlqimin edhe ndaj Levantes Futboll Barcelona kërkon shkëlqimin edhe ndaj Levantes

Ndërkohë një penallti e humbi Lamine Yamal.

Dani Olmo i ka dy asistime e Yamali një. Barça ka shkatërruar gjithë kundërshtarët e këtij edicioni.