AI po ndryshon mënyrën e kërkimit të punës, CV-të po bëhen gjithnjë e më të ngjashme
Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale për hartimin e CV-ve dhe letrave të motivimit po ndryshon procesin e rekrutimit dhe po e bën më të vështirë për kandidatët të dallohen nga të tjerët.
Casey Jenkerson, drejtoreshë për angazhimin me punëdhënësit ne Washington University thotë se numri i aplikimeve për punë është trefishuar gjatë pesë viteve të fundit, ndërsa gjithnjë e më shumë kandidatë përdorin mjete AI për të përgatitur aplikimet.
Sipas saj, problemi nuk është domosdoshmërisht përdorimi i AI-së, por fakti se shumë CV dhe letra motivimi të krijuara me këto mjete përfundojnë duke tingëlluar njësoj. Kjo mund të bëjë që edhe kandidatë të mirë të mos arrijnë të dallohen.
Jenkerson thotë se punëdhënësit kërkojnë të shohin zërin autentik të kandidatit, përvojat konkrete dhe rezultatet që ai ka arritur. AI mund të ndihmojë në analizimin e përshkrimit të një vendi pune apo në organizimin e ideve, por, sipas saj, nuk mund të zëvendësojë autenticitetin.
Edhe pse kompanitë po përdorin AI për kontrollin paraprak të kandidatëve, ekspertja thekson se elementi njerëzor vazhdon të ketë rëndësi në procesin e rekrutimit.
Sipas saj, lidhjet profesionale dhe bisedat me njerëzit e një sektori mund të jenë më të vlefshme sesa dërgimi në mënyrë të përsëritur i aplikimeve online.
AI po ndikon gjithashtu te aftësitë që kërkojnë kompanitë. Jenkerson thotë se punëdhënësit po fokusohen gjithnjë e më shumë te aftësitë dhe jo vetëm te dega universitare që ka përfunduar kandidati.
Krahas njohurive teknike, komunikimi, bashkëpunimi, mendimi kritik, krijimtaria dhe aftësia për të zgjidhur probleme po konsiderohen gjithnjë e më të rëndësishme. Aftësitë që dikur quheshin “soft skills”, sipas saj, tashmë po konsiderohen “aftësi thelbësore”.
Në epokën e AI-së, teknologjia mund ta ndihmojë kandidatin të përgatitet dhe të organizojë aplikimin, por përvoja reale dhe rrjeti profesional mbeten faktorë të rëndësishëm për të dalluar në tregun e punës.
Kreu kompanisë “Chatgpt”: Bota ka të drejtë të ketë frikë nga AI, por duhet t’u besojë kompanive
Rezerva Federale e SHBA-së rrit normat e interesit për herë të parë në tre vjet
Katër kopje të librit të ri për Princeshë Dianën vidhen në Holandë
- 02:04 Kreu kompanisë “Chatgpt”: Bota ka të drejtë të ketë frikë nga AI, por duhet t’u besojë kompanive
- 00:14 “Mu kthyen në kujtesë masakrat e Drenicës”, Leonora Jakupi: E kam përjetuar keq vendimin
- 23:04 Tafani: Po të ishte gjallë Adem Jashari, do ishte dënuar
- 23:00 Rezerva Federale e SHBA-së rrit normat e interesit për herë të parë në tre vjet
- 22:58 “Thaçit nuk ia priste mendja që do përfundonte në Hagë”, Gjoni, PS-LSI debat për Gjykatën Speciale
- 22:27 Konstitucionalisti Daci: Ja si mund të zhbëhet vendimi i Hagës