Lingota dhe monedha floriri kontrabandë në makinë luksoze/ Arrestohet 30-vjeçari në Fier
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas 30-vjeçar, ...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas 30-vjeçar, ...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësuar po rritet me ritme të shpejta, në një kohë kur të rinjtë po përballem me rritje të papunësisë dhe rënie të punësimit.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i të punësuarve mbi 64 vjeç arriti në rreth 145 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 131.2 mijë të punësuar, numri është rritur me rreth 13.7 mijë persona, ose 10.5%.
Rritja ishte edhe më e fortë në tremujorin e parë të vitit. Në janar-mars 2026 në tregun e punës kishte 140.7 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, me rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Zgjerimi i punësimit në moshat më të mëdha po ndodh në një treg pune ku kompanitë po e kanë gjithnjë e më të vështirë të zëvendësojnë punonjësit që dalin në pension.
Emigracioni dhe tkurrja e brezave të rinj që hyjnë në tregun e punës kanë kufizuar ofertën për punonjës, ndërsa jo gjithmonë aftësitë dhe profilet e të rinjve përputhen me vendet e lira që kërkojnë të plotësojnë bizneset.
Në disa sektorë, mungesa e përvojës profesionale, kërkesa për aftësi specifike dhe interesi më i ulët i të rinjve për disa profesione apo zanate e bëjnë më të vështirë zëvendësimin e punonjësve të vjetër.
Shumë biznese mendojnë se mbajtja në punë e një punonjësi me eksperiencë mund të jetë më e lehtë sesa gjetja dhe trajnimi i një punonjësi të ri.
Të dhënat tregojnë se rritja e punësimit mbi moshën 64 vjeç është bërë më e qëndrueshme që nga fundi i vitit 2024.
Në një krahasim më afatgjatë, ndryshimi është edhe më i fortë. Në tremujorin e dytë të vitit 2023 numëroheshin vetëm 71 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, ndërsa tre vjet më vonë numri mëse u dyfishua.
Përveç kërkesës së bizneseve për punonjës me përvojë, vazhdimi i punës pas moshës 64 vjeç mund të lidhet edhe me nevojën për të siguruar të ardhura shtesë.
Për një pjesë të personave që kanë arritur ose po i afrohen moshës së pensionit, qëndrimi në tregun e punës mbetet një mënyrë për të plotësuar të ardhurat familjare. Teksa pagat dhe kostot e jetesës po rriten, pensionet e reja të pleqërisë nga viti në vit po vijnë në ulje.
Ata që dolën në pension vitin e kaluar përfituan mesatarisht 14,496 lekë në muaj ose 3 për qind më pak se ata që dolën në pension me 2024. Kështu që për shumë të moshuar aktivizimi në tregun e punës mbetet e vetmja mundësi për mbijetese.
Të dhënat zyrtare të Eurostat tregojnë se sistemi i pensioneve në Shqipëri regjistron shkallën më të ulët të zëvendësimit në të gjithë hapësirën europiane. Pensioni mesatar bruto në vend përfaqëson vetëm 30% të pagës mesatare të grupit moshor aktiv 50-59 vjeç.
Ky nivel e pozicionon Shqipërinë jo vetëm në fund të Ballkanit Perëndimor, por edhe në skajin më të ulët krahasuar me të gjitha shtetet e Bashkimit Europian, ku mesatarja e bllokut është e qëndrueshme, në rreth 57-605 të pagës mesatare.
Në një tjetër raport të Anketës Europiane të Kushteve të Punës (EWCS 2024), Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin në Europë, burrat shqiptarë janë ata që duan të lënë punën më vonë se çdo popull tjetër në Europë.
Mesatarisht, ata deklarojnë se do të dëshironin të punonin deri në moshën 67.4 vjeç, niveli më i lartë mes 35 vendeve të analizuara, që përfshijnë vendet e Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, vendet e EFTA-s dhe disa shtete të tjera europiane. /Monitor
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Shtatori ka një mënyrë të vetën për t’i bërë shpenzimet e ...
Ditën e sotme në shkollat e vendit nis viti i ri shkollor ...
Pagat e personelit shkollor dhe veçanërisht të mësuesve e ...
Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe pa r...
Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht ...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Në fillim të viteve ’90, harta demografike e Ballkanit Per...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet në ndikim të...
Kërkesat për azil në Europë arritën nivelin më të ulët pes...
Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksua...
Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet ...
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim...
Për miliona punonjës në mbarë Europën, udhëtimi i përditsh...
Ditën e martë vendi ynë do të të ndikohet nga kushte atmos...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet ...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas 30-vjeçar, ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku raportohet s...
Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë i koduar ...
Një konflikt mes disa të rinjsh është regjistruar një natë...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase të Kievit dhe Odes...
Për të dytin vit radhazi, qeveria amerikane i ka mohuar Pr...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 79.1 lekë dhe ...
Qeveria parashikon krijimin e një rezerve strategjike të n...
Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi ...