Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Nesër protestë para Parlamentit
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë 16 Shtator, 19:17 Dënimi i ish-...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Si reagim Pentagoni po punon për të përshpejtuar procedurat e prokurimit dhe ciklet e prodhimit, thuhet më tej në raport.
Një organ i pavarur mbikëqyrës i Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së ka pranuar për herë të parë se lufta kundër Iranit ka shkaktuar mungesa në rezervat e municioneve. Në një raport drejtuar Kongresit thuhet se në disa raste ka "mungesa strategjike në rezerva dhe vështirësi në furnizimin me municione”. Megjithatë nuk jepen detaje se cilat sisteme armësh janë prekur.
Si reagim Pentagoni po punon për të përshpejtuar procedurat e prokurimit dhe ciklet e prodhimit, thuhet më tej në raport. Megjithatë, zgjerimi i kapaciteteve prodhuese kërkon "kohë të konsiderueshme përgatitore”.
Raporti rendit gjithashtu kostot, humbjet dhe dëmet e shkaktuara nga lufta me Iranin. Sipas tij vetëm gjatë katër muajve të parë të operacionit u shpenzuan 33,4 miliardë dollarë amerikanë, nga të cilat 22,3 miliardë dollarë vetëm për municione.
Deri në fund të qershorit ishte konfirmuar vdekja e shtatë ushtarëve në luftime, si dhe e shtatë ushtarëve të tjerë gjatë misionit, por për shkaqe që nuk lidhen drejtpërdrejt me veprime armiqësore.
Inspektorati i Përgjithshëm i Pentagonit raporton gjithashtu se nga sulmet iraniane janë dëmtuar ose shkatërruar qindra ndërtesa dhe objekte në bazat ushtarake amerikane në rajon. Këto dëme nuk janë përfshirë në llogaritjen e kostove, pasi ende nuk është e qartë nëse të gjitha ndërtesat do të rindërtohen.
Raporti bie ndesh me deklaratat e Presidentit Trump
Ky raport bie në kundërshtim me deklaratat e përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump, i cili i kishte minimizuar shqetësimet për mungesën e municioneve gjatë luftës me Iranin. Ai kishte deklaruar se forcat e armatosura amerikane dispononin rezerva "praktikisht të pakufizuara”.
Madje edhe të hënën, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se Shtetet e Bashkuara po prodhojnë më shumë armë se kurrë më parë në historinë e tyre.
Edhe Pentagoni i kishte hedhur deri tani poshtë me forcë raportet për mungesa në furnizimin me municione. Tani raporti i ri i organit të pavarur mbikëqyrës pranon për herë të parë se lufta me Iranin ka krijuar boshllëqe në rezervat strategjike dhe vështirësi në furnizimin me municione./DW
Giorgia Meloni ITALI- Qeveria italiane ka vendosur të heqë taksën rrugore për rreth 14.5 milionë makina dhe motoçikleta, n&...
Foto ilustruese TURQI- Turqia ka zhvendosur një brigadë prej rreth 2,000 komandosh nga lindja e vendit drejt bregdetit të Egjeut, në nj...
Foto ilustruese JEMEN- Luftime të ashpra janë zhvilluar në veri të Jemenit mes forcave të qeverisë së njohur ndërko...
Magdalena Andersson SUEDI- Opozita e qendrës së majtë ka siguruar një fitore të ngushtë në zgjedhjet parlamentare n&eum...
Pamje nga shembja e minierës së arit SUDAN- Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere ari ...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Komisioni Evropian do të propozojë rregulla të reja për mbrojtjen e të miturve në rrjetet socia...
Foto ilustruese IRAN- Amnesty International akuzon autoritetet iraniane për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit gjatë shtypjes së...
Droni i gjetur në brigjet e Detit Baltik POLONI- Një dron rus i tipit Gerbera 2, i gjetur në Detin Baltik pranë brigjeve veriperën...
Hudhitë SHBA- Zyrtarë amerikanë dhe përfaqësues të Huthive zhvilluan një takim të fshehtë gjatë fundjav&e...
Friedrich Merz Çmimet në pikat e karburantit në Gjermani po njohin vetëm një drejtim, rritje rekord. Tani kancela...