LIVE UPDATES
Politike

Vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së/ Ellis: Aktgjykimi mund të sfidohet si në fakte, ashtu edhe në ligj

Sipas tij, përtej betejës juridike që vazhdon, aktgjykimi ka rëndësi edhe për viktimat, të cilat tani mund ta shohin dënimin për krime lufte si një formë drejtësie.

17 Shtator 2026, 07:59 Nga E.d
Vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së/ Ellis:
Seanca e Dhomave të Specializuara ku u shpall aktgjykimi

Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të përballet me një proces të fuqishëm apeli nga të dyja palët, thotë eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Mark Ellis.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ellis, drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, thotë se mbrojtja pritet të sfidojë konstatimet që lidhin të akuzuarit me ndërmarrjen e përbashkët kriminale, ndërsa Prokuroria mund të kundërshtojë lirimin e tyre nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Sipas tij, përtej betejës juridike që vazhdon, aktgjykimi ka rëndësi edhe për viktimat, të cilat tani mund ta shohin dënimin për krime lufte si një formë drejtësie.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi - fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Veseli me 18 dhe Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.

“Aktgjykimi sjell një formë drejtësie për viktimat”

Radio Evropa e Lirë: Cili është vlerësimi juaj i parë për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara? Çfarë ju bie më shumë në sy?

Mark Ellis: Mendoj se ajo që bie më shumë në sy tani është pyetja që zakonisht shtrohet në situata të tilla: si do të jetë reagimi në nivel lokal dhe cilat do të jenë pasojat për një pranim të mundshëm afatgjatë të vendimit?

Këto procese dhe gjykime janë, siç e dimë, shumë të ndërlikuara, por mund të jenë mjaft pozitive, sepse procesi juridik është shumë rigoroz dhe sfidues. Shpresa është që pjesë e këtij procesi të jetë një procedurë e fuqishme juridike, e cila në fund prodhon një vendim të arsyetuar mirë, të mbështetur në prova, fakte dhe argumente.

Natyrisht, ky vendim nuk pranohet nga të gjithë. E dimë saktësisht se çfarë do të ndodhë dhe çfarë po ndodh tani në Kosovë, por kjo nuk është e pazakontë në konflikte të tilla. Fatkeqësisht, në planin afatshkurtër, vendimi nuk do të shihet pozitivisht nga të gjithë në rajon, por unë do të shikoja drejt një perspektive më afatgjatë. 

Historikisht, pas një apo dy brezash, procese të tilla kanë rëndësi.

Mund të kthehemi deri te Nurembergu, te vendimet që u morën atje dhe ndikimi që ato kanë sot. Kështu do ta shihja unë këtë çështje.

Së dyti, ky proces ka qenë gjithmonë i ndërlikuar për shkak të faktit se Dhomat e Specializuara duhej të krijoheshin nga pamundësia për t’i zhvilluar këto procese në Kosovë.

Kur ndodh diçka e tillë, shpesh ka kritika ndaj vetë procesit.

Por, ky ishte i vetmi proces që ishte e mundur të krijohej - në këtë rast, Dhomat e Specializuara të Kosovës - për të mundësuar zhvillimin e një procesi juridik, shqyrtimin e provave për krime të mundshme dhe, më pas, nxjerrjen para përgjegjësisë të atyre që janë përgjegjës për këto krime.

Në fund, e gjithë kjo ka të bëjë me viktimat. Pavarësisht se në cilën anë të një konflikti ndodhet dikush, duhet siguruar zërat e atyre që nuk mund të dëgjohen më.

Për hir të drejtësisë, ky proces është i nevojshëm. Ky proces duhet të ekzistojë.

Radio Evropa e Lirë: Të katërtit u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit, por u shpallën fajtorë për krime lufte. Cila është rëndësia juridike e këtij dallimi?

Mark Ellis: Nuk kam asnjë dyshim se gjykata i ka kushtuar kohë të konsiderueshme shpjegimit të këtij dallimi. Por, vetë fakti që ata u shpallën fajtorë për krime lufte, është mjaft domethënës.

Nga pikëpamja juridike, natyrisht, gjithmonë më intereson dallimi që bën një gjykatë në vendimin e saj mes gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit d he krimeve të luftës. Por, në fund, kjo do të thotë se kishte prova të mjaftueshme për të dëshmuar se katër individët kryen krime lufte, dhe këto janë krime jashtëzakonisht të rënda.

Kjo do të thotë gjithashtu se viktimat e këtyre krimeve tani mund ta shohin këtë si një formë drejtësie, dhe sigurisht edhe familjarët e tyre dhe të tjerët do të mund ta shohin në këtë mënyrë. 

“Konstatimi për ndërmarrjen e përbashkët kriminale është një hap përpara”

Radio Evropa e Lirë: Trupi gjykues e pranoi teorinë kryesore të Prokurorisë për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal. Çfarë duhej të vërtetonin gjykatësit për të arritur në këtë përfundim?

Mark Ellis: Më duhet ta lexoj më në detaje vendimin, por është një zhvillim i rëndësishëm dhe një hap i rëndësishëm përpara në avancimin e kësaj teorie.

Radio Evropa e Lirë: A sjell ky aktgjykim diçka të rëndësishme në jurisprudencën ekzistuese për ndërmarrjen e përbashkët kriminale?

Mark Ellis: Mendoj se vetë fakti, siç e thashë edhe më herët, që ata kanë gjetur prova të mjaftueshme për ta mbështetur këtë qëndrim, është i rëndësishëm. Ky është një hap përpara. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Është një avancim.

Radio Evropa e Lirë: Mbrojtja tashmë ka paralajmëruar se do ta apelojë aktgjykimin. Cilat pjesë të aktgjykimit mendoni se mund të kundërshtohen më së shumti në apel?

Mark Ellis: Nuk ka dyshim se do të ketë apel dhe kështu duhet të jetë. Apeli është pjesë e procesit gjyqësor.

Një element i rëndësishëm i aktgjykimit është konstatimi i trupit gjykues se të katër të akuzuarit ishin pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Tani do të jetë me rëndësi të shihet se si aktgjykimi e trajton kontributin individual të secilit dhe nëse gjykata ka konstatuar se secili ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në qëllimin e përbashkët kriminal për shënjestrimin e personave që perceptoheshin si kundërshtarë të synimeve politike dhe ushtarake të UÇK-së.

Duhet pasur parasysh se ende nuk e kam lexuar aktgjykimin në detaje, por gjykatësit duhej të vërtetonin përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e këtij qëllimi të përbashkët kriminal. 

“Edhe Prokuroria mund ta apelojë aktgjykimin”

Radio Evropa e Lirë: Nga përvoja juaj, sa e vështirë është në praktikë që konstatimet eë tilla të rrëzohen në apel?

Mark Ellis: Mendoj se në apel gjithmonë ekziston mundësia të argumentohet se aktgjykimi është i gabuar, qoftë në aspektin faktik, qoftë në atë juridik. Kjo është ajo që do të përpiqet të bëjë mbrojtja.

Por, duhet kujtuar se edhe Prokuroria mund të apelojë.

Sa u përket lirimeve nga akuzat për krime kundër njerëzimit, pres që Prokuroria të argumentojë se trupi gjykues e ka zbatuar gabimisht kriterin për ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik.

Nga ana tjetër, mendoj se mbrojtja do të argumentojë se nuk kishte prova që e lidhnin drejtpërdrejt Thaçin me krime konkrete, apo që dëshmonin se ai kishte kontroll efektiv mbi komandantët. Ky ishte një nga argumentet e mbrojtjes. Pra, ata do të argumentojnë se faktet nuk e mbështesin aktgjykimin.

Mendoj se do të kemi një proces të fuqishëm apeli, nga të dyja palët.

Radio Evropa e Lirë: Sa mund të zgjasë procesi i apelit?

Mark Ellis: Është pyetje e mirë. Duke pasur parasysh sa gjatë ka zgjatur gjykimi, edhe apeli mund të marrë kohë. Por, nuk bëhet fjalë për një gjykim të ri - çështja nuk do të rigjykohet nga fillimi.

Në apel do të shqyrtohen çështjet juridike dhe faktet që janë paraqitur gjatë gjykimit. Nuk mund të them saktësisht se sa do të zgjasë procesi, por sigurisht nuk do të zgjasë aq sa gjykimi./REL

aktgjykimi  haga mark ellis

Sondazh

Poll

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro