5 interpelanca sot në Kuvend, protestë jashtë Parlamentit
Këtë të enjte do të zhvillohet në orën 10:00 seanca e radhës plenar në Kuvend. Gjithashtu jashtë Parlamentit do të mbahet një protestë nga qytetarët. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 8 shtator, ndërsa në rendin e ditës janë parashikuar pesë interpelanca urgjente të kërkuara nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
E para është me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e dyta me Ministrin e Punëve të Brendshme, ndërsa interpelancat e tjera janë me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu.
Po ashtu, deputeti Blendi Himçi ka kërkuar një interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Në vijim, deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektligjesh, mes tyre projektligjin për ratifikimin e Konventës për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën, të bërë në Hagë më 16 dhjetor 2025.
Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektligji për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës.
Kuvendi do të shqyrtojë gjithashtu projektligjin për pranimin e vendimit të Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit për ndryshimin e nenit 36 të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 2015.
Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Ky projektligj kërkon shumicë të cilësuar votash për miratim.
Në seancë do të shqyrtohet edhe projektligji “Për disenjot”, si dhe projektligji për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike”.
Në fund të seancës do të hidhen për votim tre projektvendime që lidhen me ndryshimet në kryesitë, anëtarësinë dhe anëtarët zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit. Seanca do të mbyllet me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës.
Tafani: Po të ishte gjallë Adem Jashari, do ishte dënuar
Konstitucionalisti Daci: Ja si mund të zhbëhet vendimi i Hagës
Vuçiç i zhgënjyer nga Haga, Bido: U viktimizua, ishte shumë i kënaqur me vendimin
- 08:23 Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciales?
- 08:20 Moti i keq godet Spanjën, një viktimë në Katalonjë! Paralajmërime dhe kaos në transport (VIDEO)
- 08:19 Rachida Dati në gjykatë, ish-ministrja franceze në gjyq për çështjen e korrupsionit Renault-Nissan
- 08:10 Trump: Irani kontaktoi drejtpërdrejt SHBA-në, dëshiron të arrijë një marrëveshje
- 07:38 Brenda propozimit të von der Leyen për një arkitekturë të re të sigurisë së BE-së
- 07:22 BE rikonfirmon angazhimin për zgjerim, Kos: Një union më i madh do të jetë një union më i fortë