Aktualitet

Tiranë, tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren/ Video porno në telefonin e të miturës!

Një 29-vjeçar dhe një grua 32-vjeç përfunduan në pranga në Tiranë pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale me një të mitur, inçest dhe pornografi.

Viktimë është një 12-vjecare, e detyruar të kryejë marrëdhënie me djalin e hallës dhe me tezen e saj.

Burimet policore konfirmuan se u sinjalizuan për rastin nga autoritetet e shkollës, pasi në celularin e së miturës ishin gjetur video të rënda intime, ku ajo edhe online detyrohej të kryente akte ndaj vetes, që të kënaqte epshet e kushëririt e të tezes.

Policia njoftoi prindërit e të miturës dhe një psikologe e mori rrëfimin e saj tronditës.

Menjëherë, blutë arrestuan K.B, 29 vjeç, djali i hallës së vajzës dhe D.S 32 vjeçe, tezja e saj.

Ndaj tyre ka dyshime për akuzat “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, “Inçest” dhe “Pornografi”. Aktualisht e mitura është duke u trajtuar me psikolog, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.