Bota

Rutte: NATO-s i duhet më shumë Evropë dhe më shumë Britani e Madhe!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, apeloi për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve ushtarake dhe shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë, duke theksuar rolin e Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e Aleancës.

Gjatë një vizite në Britani, tha se NATO përballet me “mjedisin më të rrezikshëm dhe kompleks të sigurisë në një brez”, referuar luftës së Rusisë në Ukrainë, kërcënimit terrorist, Iranit dhe ndryshimeve në konkurrencën gjeopolitike globale.

Ne kemi nevojë për më shumë Mbretëri të Bashkuar dhe më shumë Evropë në Aleancë.

Rutte vlerësoi angazhimin britanik për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por nënvizoi se përpjekjet duhet të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme.

Sipas objektivave të dakordësuara në NATO, vendet anëtare synojnë të arrijnë shpenzime të konsiderueshme më të larta për mbrojtjen deri në vitin 2035.

Aktualisht, Britania ka planifikuar ta rrisë shpenzimin e mbrojtjes në 2.7% të PBB-së deri në fund të dekadës së ardhshme, ndërsa përballet me presione të konsiderueshme mbi financat publike dhe buxhetin ushtarak.

Ndërkohë, Kanadaja aplikoi zyrtarisht për t’iu bashkuar Forcës së Përbashkët Ekspedite (JEF), grupim ushtarak i udhëhequr nga Britania e që përfshin 10 vende evropiane të NATO-s.

Lëvizja vjen në kuadër të përpjekjeve të Kanadasë për të forcuar bashkëpunimin e saj të mbrojtjes me Evropën.

JEF përfshin Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Norvegjinë dhe Suedinë.