Pas tubimit te Qeveria, një grup qytetarësh u zhvendos para selisë së EULEX-it dhe hodhi një mjet piroteknik

17 Shtator 2026 | 08:37

Mbrëmë, rreth mesnatës, dhjetëra persona janë mbledhur para selisë së EULEX-it në Prishtinë, pas përfundimit të protestës së mbajtur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Sipas raportimeve, të pranishmit kanë qëndruar për një kohë para selisë së misionit evropian, ku kanë brohoritur, ndërsa më pas është hedhur edhe një mjet piroteknik.

Deri më tani, nuk është raportuar për persona të lënduar apo për ndonjë incident tjetër si pasojë e hedhjes së mjetit piroteknik.

Grupi i protestuesve kishte mbërritur para EULEX-it pas përfundimit të protestës para Qeverisë, duke vazhduar atje shprehjen e pakënaqësisë së tyre pas vendimit për dënimin e katërshes së UÇK-së në Hagë me 81 vjet burgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciales?

Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojnë aktgjykimin dënues të shqiptuar nga trupi gjykues i Dhomave të...
08:23 | 17/09/2026

“Mu kthyen në kujtesë masakrat e Drenicës”, Leonora Jakupi: E kam përjetuar keq vendimin

Qytetarë të shumtë u mblodhen edhe ne mbremje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj...
00:14 | 17/09/2026

Lela: Rama shkoi me helikopter në Prishtinë për të bindur liderët e Kosovës për Gjykatën Speciale

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, deklaroi se, sipas tij, edhe kryeministri Edi Rama ka...
22:18 | 16/09/2026