Tre të rinj plagosen me thikë në shëtitoren e Sarandës, dy prej tyre vëllezër! 2 të arrestuar një në kërkim (EMRAT)

Tre të rinj plagosen me thikë në shëtitoren e Sarandës, dy prej tyre vëllezër! 2 të arrestuar një në kërkim (EMRAT)

08:44, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës, 16 shtator, në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.55 në një subjekt tregtar në lagjen nr.1 të Sarandës, pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit.

Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli dhe Mario Shukulli, 24 dhe 20 vjec si dhe 19-vjecari Andi Saliaj.

Burime spitalore bëjnë me dije se 24-vjecari Elidon Shukulli është nisur për trajtim më të specializuar drejt Tiranës.

Ndërkohë policia pas hetimeve të kryera, ka vënë në pranga dy persona, përshirë një prej të plagosurve. Nën akuzat “plagosje e rëndë me dashje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike” janë arrestuar Kamelo Aliaj 22 vjec, Andi Saliaj 19 vjec dhe është shpallur në kërkim Eduard Bajrami 19 vjec.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco