
Sarandë- Një sherr me thika mes disa të rinjve është shënuar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1 të qytetit. Rreth orës 21:55 në vendin pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit, dy vëllezërit Elidon (24 vjeç) dhe Mario Shukulli (20 vjeç), u përplaën me 3 persona të tjerë.
Për pasojë të dy vëllezërit mbetën të plagosur dhe Elidon Shukulli u nis drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. I plagosur mbeti edhe 19 vjeçari Andi Saliaj i cili u arrestua së bashku me Kamelo Aliajn, 22 vjeç.
Në kërkim është shpallur 19 vjeçari Eduard Bajrami. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al

