web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr me thika në Sarandë/ Plagosen tre të rinj

17 Shtator 2026, 08:54, Kronika CNA

Sherr me thika në Sarandë/ Plagosen tre të rinj

Një konflikt mes disa të rinjsh është regjistruar një natë më parë në Sarandë. Sipas raportimeve, tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një subjekt tregtar në lagjen nr.1 të qytetit. Njëri prej të plagosurve raportohet se është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Lidhur me ngjarjen janë arrestuar dy persona dhe është shpalllur në kërkim një tjetër. Pritet një reagim zyrtar i policisë për detaje të mëtejshme mbi shkaqet dhe rrethanat e plota të konfliktit. /CNA





Lajmet e fundit nga