Lajmi i fundit

LIVE - Sot seancë plenare dhe protesta

Në Korçë me 6 kg kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinjtë

08:51, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre të rinj, dy prej tyre nga Tirana dhe një nga Lezha, kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi janë kapur duke transportuar me mjet lëndë narkotike cannabis sattiva me qëllim shitjen e saj.

Tre të rinjtë udhëtonin së bashku në një automjet ndërsa ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Qafë Thanës. Brenda automjetit u gjet një sasi droge prej  5.7 kg kanabis sativa e vendosur në pjesën e bagazhit.

"Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor "Prrenjas-Pogradec", duke qarkulluar një automjet me karroceri që drejtohej nga shtetasi J. P. Në karroceri ishte ngarkuar nje automjet tip "Volkswagen", në bagazhin e të cilit, në vendin e gomës rezervë, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë 5. 7 kg' informoi policia.

Ndërkohë që pasagjerit në mjet ju gjet edhe një qese tjetër e vogël në xhep.

Në pranga nga policia ranë Sulejman Tota, Julian Prendushi nga Tirana, përkatësisht 27 dhe 26 vjeç, dhe Blert Hasaninga Shëngjini, 25 vjeç.

Krahas sekuestrimit të drogës, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 mjete, shuma parash në euro dhe lek dhe 4 aparate celulare.

 Vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të zbuluar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco