Lufta tregtare, BE-ja i kërkon Kinës të kufizojë eksportet e makinave hibride
Bashkimi Evropian i ka kërkuar Kinës të kufizojë eksportet e makinave hibride në përpjekje për të shmangur një luftë tregtare, raportoi këtë të enjte Financial Times.
Brukseli dëshiron që Pekini të kufizojë shitjet e automjeteve hibride kineze në rreth 15% të tregut të BE-së, tha gazeta, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.
“Nëse ata nuk i kufizojnë eksportet e tyre në tregun tonë, atëherë ne do ta bëjmë. Kjo ka të bëjë me përpjekjen për të ndaluar deindustrializimin . Ne duhet të veprojmë. Kjo ka të bëjë me menaxhimin e tregtisë”, tha një zyrtar i BE-së, sipas FT.
Sipas raportit, BE-ja i ka kërkuar Kinës të kufizojë eksportet e produkteve të tjera, përfshirë kimikatet, ndërkohë që kërkon të rrisë tregjet për produktet evropiane të eksportit në Kinë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të mërkurën, se koalicioni evropian do të përdorë çdo mjet në dispozicion për të zvogëluar atë që ajo e quajti një deficit tregtar “të paqëndrueshëm” me Kinën .
Në një fjalim para Parlamentit Europian, ajo tha se deficiti tregtar i BE-së me Kinën, i cili arriti në 360.6 miliardë euro vitin e kaluar dhe u zgjerua me 9% në gjashtë muajt e parë të këtij viti , ka arritur në një pikë kthese dhe Europa tashmë po përjeton një “tronditje të dytë kineze” përmes deindustrializimit.
Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, i cili po udhëheq bisedimet me Kinën për të trajtuar deficitin tregtar, ka thënë se dëshiron rezultate të prekshme deri në tetor dhe pritet të vizitojë Kinën në fillim të muajit të ardhshëm.
Snapchat i hapur për të vendosur kufizime kohore për adoleshentët
Sulmet ruse në Kiev dhe Odesa, plagosen 18 persona
Teksasi ekzekuton 40-vjeçarin e dënuar për vrasje, anulohet një tjetër ekzekutim i planifikuar
- 09:05 Snapchat i hapur për të vendosur kufizime kohore për adoleshentët
- 08:57 Dyshime për abuzim ndaj një 12-vjeçareje, në pranga dy të afërmit e të miturës në Tiranë
- 08:49 Sulmet ruse në Kiev dhe Odesa, plagosen 18 persona
- 08:45 Sulm me raketa dhe dronë ndaj një anijeje amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit
- 08:37 Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona
- 08:37 Pas tubimit te Qeveria, një grup qytetarësh u zhvendos para selisë së EULEX-it dhe hodhi një mjet piroteknik