PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Ligji për statusin e magjistratëve të vijojë konsultimet me sistemin e drejtësisë

17 Shtator 2026 | 09:11

Partia Demokratike këtë enjte ka dërguar një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ku i kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës për seancën e sotme plenare.

PD kërkon që të hiqet ligji për statusin e magjistratëve dhe të vijojnë konsultimet me sistemin e drejtësisë. Sipas kërkesës, PD kërkon:

Në përputhje me nenin 31 të Rregullores së Kuvendit, ndryshimin e Rendit të Ditës së seancës së datës 17 shtator 2026 dhe heqjen nga Rendi i Ditës i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, të ndryshuar.

Në përputhje me nenin 87 të Rregullores së Kuvendit, kalimin e projektligjit për vlerësim edhe në Këshillin e Legjislacionit të Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim që të rivlerësojë projektligjin në tërësi në raport me vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe me qëndrimet e paraqitura nga gjyqësori.

Kuvendi të nisë pa asnjë vonesë një proces real, efektiv dhe transparent konsultimi me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe shoqatat përfaqësuese të magjistratëve, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje finale për këtë problematike dhe reflektimin korrekt të standardeve të përcaktuara në vendimin nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim ndaj një 12-vjeçareje, në pranga dy të afërmit e të miturës në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare. Në pranga kanë rënë tezja e saj, 32 vjeçe,...
08:57 | 17/09/2026

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona

Tre persona janë vënë në pranga mbrëmjen e së mërkurës në Korçë në përfundim të një operacioni antidrogë. Operacioni u zhvillua nga Strukturat e Hetimit...
08:37 | 17/09/2026

5 interpelanca sot në Kuvend, protestë jashtë Parlamentit

Këtë të enjte do të zhvillohet në orën 10:00 seanca e radhës plenar në Kuvend. Gjithashtu jashtë Parlamentit do të mbahet një protestë nga qytetarët....
08:11 | 17/09/2026