VIDEO/ Gol i pazakontë nga Mesi, argjentinasi fiton trofeun e radhës kundër meksikanëve

VIDEO/ Gol i pazakontë nga Mesi, argjentinasi fiton trofeun e radhës kundër meksikanëve

09:10, 17/09/2026

Inter Majemi ka fituar trofeun e pestë në histori ndërsa Leo Mesi është pjesë e tij.

Në finalen e “Campeones Cup” u mposhtën meksikanët e Kruz Azul me rezultatin 2-0.

Mesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-të. Për të ishte një gol i pazakontë duke qenë se shënoi me kokë.

Inter Miami [1] x 0 Cruz Azul-MEX | ⚽️ Messi 24' | 🏆 Campeones Cup 2026
by u/agiotamestre in futebol

Për të vulosur rezultatin mendoi Kasemiro. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81-të.

Dhe pse Kruz Azul regjistroi 17 gjuajtje, më shumë se dyfishin e Inter Majemit, asnjëra prej tyre nuk ishte në portë. Mesi gëzon kështu për një tjetër trofe me klubin amerikan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco