E enjte, 17 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Goditi ish-vjehrrin me drapër, del para Gjykatës 52-vjeçari nga Roskoveci

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit 52-vjeçari Bledar Bakaj, i ndaluar tre ditë më parë për plagosjen e 67-vjeçarit Enver Gremaj në fshatin Suk të Roskovecit. Bakaj do të dalë sot para trupit gjykues për caktimin e masës së sigurimit.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të së dielës, kur 52-vjeçari dyshohet se ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit dhe e ka goditur me drapër në këmbë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Konflikti dyshohet se ka nisur pas shkeljes së një urdhri mbrojtjeje të vendosur nga gjykata në favor të ish-bashkëjetueses së Bakajt. Sipas autoriteteve, 52-vjeçari ka shkuar në banesën ku ndodhej 34-vjeçarja dhe më pas ka nisur konflikti.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Fierit, Bakaj ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se do të japë versionin e tij para gjykatës.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.