La burrin e saj të sëmurë 19 orë në tualet dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet 75-vjeçarja

Një 75-vjeçare nga Virxhinia Perëndimore, SHBA, është arrestuar pasi akuzohet se la bashkëshortin e saj 76-vjeçar, i cili vuante nga demenca, Alzheimeri dhe probleme të rënda me shikimin, të ulur në tualet për rreth 19 orë. Sipas autoriteteve, gjatë kësaj kohe ai nuk mori ushqim, ujë apo ilaçet e përshkruara.
Ngjarja ndodhi më 20 gusht, kur burri shkoi në tualet rreth orës 15:00, por nuk mundi të ngrihej. Prokuroria pretendon se Margaret Rogg, në vend që të kërkonte ndihmë, e la aty gjatë gjithë natës, ndërsa mëngjesin e 21 gushtit një logoped që kishte vizitë të planifikuar në banesë e gjeti në gjendje të rënduar dhe njoftoi urgjencën.
Në spital, 76-vjeçari u diagnostikua me insuficiencë kardiake dhe respiratore, emboli pulmonare, hipernatremi, sepsë dhe rabdomiolizë. Ai kishte gjithashtu dëmtime në zonën e vitheve dhe probleme të tjera serioze shëndetësore. Burri qëndroi i shtruar në spital dhe ndërroi jetë më 31 gusht, ndërsa hetuesit vlerësuan se gjendja dhe dëmtimet e shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në tualet ishin faktorë të rëndësishëm në vdekjen e tij.

Rogg u arrestua të martën nën akuzën për abuzim ose neglizhencë ndaj një të rrituri të paaftë. Ajo u deklarua e pafajshme para gjykatës dhe u lirua pasi pagoi një garanci prej 75 mijë dollarësh. Autoritetet pretendojnë se ajo e dinte se bashkëshorti kishte nevojë për ndihmë, por nuk ndërhyri.
/vizionplus.tv




