Për kolonelin dhe ish luftëtarin e UÇK, Afrim Veseli, vendimi i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj udhëheqësve të UÇK ishte një vendim i pabazuar juridikisht dhe pa argumente.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Veseli tha se është non sens të dënosh Hashim Thaçin për krime që kanë ndodhur në anën e kundërt të territorit të Kosovës.
Sipas tij, vendimi i marrë nga Specialja në Hagë është bazuar mbi shkresat e stisura dhe të fabrikuara nga institucionet serbe.
Shqiptarët i pranojnë verdiktit e gjykatave, por të bazuara jkurdikisht në argumente. Çdo gjë e shkruar është e pa bazuar dhe e pa faktuar. Të akuzohet Thaçi për diçka që ka ndodhur në anën e kundërt të Kosovës, është non sens.
Është një gjykatë që vendimet e veta i ka marrë nga shkresat e shkuara nga Serbia, që ne kemi qenë në luftë. Gjithçka kanë mbledh, e kanë fabrikuar gjëra dhe i kanë çuar në gjykatë dhe kjo i ka pranuar.
Është koha të jemi bashkë, me lobime në SHBA, janë argumente dhe e faktume për luftën e Kosovës. Kosova duhet të ulet se çfarë mund të bëjmë ne këtë më gjykatë. Nuk duhet zhbërja e gjykatës sepse do dalë me keq, kërkon 12/3 e pakicës serbe dhe duhet të khehet në territorin e Kosovës. Kosova t’i gjykojë vetë të akuzuarit e saj.
© SYRI.net
Ligji për statusin e magjistratëve të hiqet nga rendi i ditës, Bardhi denoncon skandalin: Në Kuvend versioni i ri i pakonsultuar me asnjë...
A e ndryshon vendimi i Hagës mënyrën si duhet parë UÇK-ja? Flet historiani Konrad Clewing! Faji individual, lufta e Kosovës dhe kufijtë...
‘Akuza të stisura politikisht’, Saiti: Dënimi i krerëve të UÇK, jo në emër të Kosovës