web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Von der Leyen: Europa ka nevojë për mekanizëm të ri sigurie ndaj kërcënimeve hibride

17 Shtator 2026, 09:33, Kosova & Bota CNA

Von der Leyen: Europa ka nevojë për mekanizëm të ri sigurie

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shprehu domosdoshmërinë që Bashkimi Europian ka nevojë për një mekanizëm të ri të sigurisë brenda kontinentit.

Ndërsa mbante fjalën e saj para eurodeputetëve, Von der Leyen tha:

"Europa ka nevojë për strategjinë e saj të kundërveprimit ndaj kërcënimeve hibride. Na duhet urgjentisht një konsensus se si t'u përgjigjemi incidenteve të caktuara, veçanërisht për veprimet që nuk arrijnë nivelin e agresionit të armatosur, por që qartazi kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare".

Von der Leyen theksoi se sistemi duhet të jetë i ngjashëm me Nenin 4 të traktatit themelues të NATO-s, i cili u mundëson vendeve që e konsiderojnë territorin e tyre të kërcënuar të kërkojnë mbajtjen e mbledhjeve urgjente.

"Kur të aktivizohet nga një shtet anëtar, të gjitha shtetet anëtare do të mblidheshin për të koordinuar një reagim europian, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të zbutur ndikimin," tha ajo.

Neni 4 i NATO-s është i ndryshëm nga Neni 5, garancia e sigurisë kolektive që i detyron të gjitha vendet anëtare t'i vijnë në ndihmë një aleati që ndodhet nën sulm./CNA 





Lajmet e fundit nga