Messi nuk ndalet, shkon në 929 gola dhe 49 trofe në karrierë

17 Shtator 2026 | 09:49

Lionel Messi ka shkruar edhe një tjetër faqe të historisë së futbollit, duke fituar trofeun e 49-të në karrierë me Inter Miamin.

Skuadra amerikane triumfoi 2-0 ndaj Cruz Azul në finalen e “Campeones Cup”, ndërsa Messi ishte protagonist i fitores duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 24-t.

Golin e dytë për Inter Miamin e realizoi Casemiro, ish-futbollisti i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, duke vulosur triumfin e skuadrës nga MLS.

Për Messin, ky është trofeu i 49-të në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Argjentinasi ka fituar 10 tituj të La Ligës, tetë Superkupa të Spanjës, katër Liga të Kampionëve, tri Superkupa të UEFA-s, tri Kupa të Botës për Klube, dy tituj të Ligue 1, dy Kupa të Amerikës, një Kupë Bote, një Finalissima, një medalje olimpike, një Botëror U-20, një Superkupë të Francës, një League Cup në SHBA, një MLS Supporters’ Shield, një kampionat të Eastern Conference, një MLS Cup dhe tash edhe një Campeones Cup.

Goli ndaj Cruz Azul i dha Messit edhe një tjetër rekord individual. Ai është bërë lojtari që ka arritur më shpejt në historinë e MLS-së kuotën e 100 golave për një klub, duke llogaritur të gjitha kompeticionet.

Në 114 paraqitje me Inter Miamin, Messi ka realizuar 100 gola dhe ka dhënë 55 asistime.

Për tetë herë fituesin e “Topit të Artë”, goli ndaj Cruz Azul ishte i 36-ti në një finale, ndërsa numri i golave të tij në karrierë ka shkuar në 929.

Me trofeun e ri, Messi vazhdon të zgjerojë rekordin e tij si një prej futbollistëve më të trofeshëm në historinë e këtij sporti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori”, Rey Manaj reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një total prej 81 vitesh burgim ka...
14:14 | 16/09/2026

Lionel Messi thirret nga Argjentina për të bërë paraqitjen e lamtumirës në miqësoren kundër Benin

Lionel Messi është thirrur nga Argjentina për të bërë një paraqitje lamtumire në një miqësore në shtëpi në tetor pas tërheqjes së tij nga kombëtarja,...
08:23 | 16/09/2026

Daniel Maldinit i pezullohet patenta pas aksidentit, futbollisti publikon rezultatet e analizave

Djalit të Paolo Maldinit, Daniel Maldini, i është pezulluar patenta pasi rezultoi me nivel alkooli në gjak gati dyfishin e kufirit ligjor në Itali. Klubi...
19:32 | 15/09/2026