12 protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës, protestuesit përjashta kërkojnë lirimin e tyre
12 të arrestuarit gjatë protestës së 14 shtatorit në Tiranë dalin sot para Gjykatës së Tiranës. Ata u arrestuan nga Policia pas tubimit dhe bllokimit të rrugës, ndërsa protestuesit janë mbledhur përpara gjykatës, në pritje të vendimit për masat e sigurisë.
Sipas Policisë, 12 persona u arrestuan në flagrancë, ndërsa 15 të tjerë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, pas tubimit të zhvilluar mëngjesin e 14 shtatorit.
Protesta nisi rreth orës 07:30 në sheshin “Skënderbej”, ku, sipas uniformave blu, pjesëmarrësit ishin mbledhur pa lejen përkatëse. Më pas, ata marshuan drejt Rrugës së Durrësit dhe u ndalën pranë gjimnazit “Qemal Stafa”.
Policia pretendon se protestuesit u bënë thirrje nxënësve për bojkotimin e procesit mësimor dhe për t’iu bashkuar tubimit, ndërsa u cenua edhe perimetri i sigurisë së shkollës.
Sipas njoftimit zyrtar, disa prej pjesëmarrësve nuk iu bindën urdhrave të Policisë për t’u larguar dhe për të liruar trotuarin. Gjatë shoqërimit, disa protestues dyshohet se kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Për 12 personat e arrestuar, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ndaj tyre janë ngritur dyshime për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.
Ndërkohë, protestuesit janë mbledhur përpara Gjykatës së Tiranës, ndërsa pritet nisja e seancave për caktimin e masave të sigurisë ndaj 12 të arrestuarve.
Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonën dhe vendos gardh metalik (VIDEO)
PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Ligji për statusin e magjistratëve të vijojë konsultimet me sistemin e drejtësisë
Dyshime për abuzim ndaj një 12-vjeçareje, në pranga dy të afërmit e të miturës në Tiranë
- 09:49 Messi nuk ndalet, shkon në 929 gola dhe 49 trofe në karrierë
- 09:45 “Do ta harrojmë shumë shpejt”, mbreti Charles reagon pas kritikave të vëllait të Princeshës Dianës
- 09:42 SHBA miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ndikime në Kinë dhe Indi
- 09:31 Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonën dhe vendos gardh metalik (VIDEO)
- 09:22 Rutte kërkon rritje të shpenzimeve të mbrojtjes: NATO-s i duhet “më shumë Britani dhe Evropë”
- 09:17 Ukraina eliminon gjeneralin rus Anton Grunis në Donetsk, disa javë pas dekorimit nga Putin