BOTA /

Kanadaja anëtare e asociuar në BE? Trump kërcënon Bashkimin Europian me tarifa shtesë

Shkruar nga Versus

Kanadaja anëtare e asociuar në BE? Trump kërcënon Bashkimin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Evropian me tarifa shumë të larta dhe madje me ndërprerje të tregtisë, nëse Brukseli e çon përpara propozimin për ta bërë Kanadanë anëtaren e parë të asociuar të BE-së.

Trump e cilësoi idenë si “qesharake” dhe e quajti Kanadanë një “partner të tmerrshëm tregtar”, duke lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të ri të konfliktit tregtar mes Uashingtonit dhe Evropës.

“Nëse është një qëllim i mirë, kjo është në rregull. Nëse është një qëllim i keq, do të vendosim tarifa shumë të rënda ndaj Evropës”, deklaroi Trump.

Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse afrimi BE-Kanada do të konsiderohej “akt armiqësor”, SHBA-ja mund të vendosë “tarifa shumë serioze” ose të ndalojë tregtinë me Evropën në disa sektorë.

Kërcënimet e Trumpit erdhën vetëm pak kohë pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi gjatë fjalimit të saj vjetor për gjendjen e Bashkimit që Kanadaja të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së.

Kryeministri kanadez Mark Carney ishte i pranishëm në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku von der Leyen i tha se Evropa dhe Kanadaja duhet ta çojnë marrëdhënien në një nivel të ri.

“Dua të punoj me ju për t’i hapur derën Kanadasë që të bëhet anëtarja e parë e asociuar e BE-së”, deklaroi ajo. Versus.al

Poll