web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon ngritjen Komisionit Hetimor për KAYO-n, PS e rrëzon

17 Shtator 2026, 09:44, Politikë CNA

Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon ngritjen Komisionit Hetimor

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë e KAYO-s. Bardhi është shprehur se KAYO ka ka shpenzuar deri tani 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë.

Kërkesa e PD-së vjen pas publikimit në media të audio-përgjimeve për përfshirjen e kompanisë shtetërore në trafik të armëve. Ndërkohë Bardhi është shprehur se lidhur me këtë i është drejtuar edhe Ministrisë së Mbrojtjes, por nuk ka marrë informacion.

“Çdo komision hetimor ka për qëllim mbledhjen e informacionit. Ndryshe, për çfarë do të duhej komisioni? Në kërkesë kemi dhënë të gjitha informacionet dhe indiciet. Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti? Çfarë aktiviteti ka? Na rezulton që i vetmi fitues i këtyre parave është Ron Yefet, mik i Kryeministrit. Kjo del hapur në audio-përgjim dhe këtë audio-përgjim e konfirmoi kompania ku është bërë regjistrimi. E vërteta është që individi Ron Yefet sillet si ministër i Mbrojtjes dhe e thotë hapur që ka trafik të armëve. Del hapur që u janë shitur armë vendeve në konflikt. Ne kemi thirrur ministrin në interpelancë dhe tha që kompania ka prodhuar armë dhe i ka shitur. Më pas del zv.ministrja dhe thotë nuk është prodhuar. Pra, duhet mësuar e vërteta?!

Janë shpenzuar 34 milionë euro. Kështu na thatë edhe për inceneratorët, por doli që paratë digjeshin në shesh. Kemi kaq kohë që kërkojmë informacion në Ministrinë e Mbrojtjes. Nuk jepet informacion. Refuzon ministri dhe për këtë i jam drejtuar kryetarit të Kuvendit. Çfarë duhet të bëjmë ne, të futemi në ministri dhe të marrim dokumentet? Për këtë arsye duhet komisioni hetimor, sepse ai i nënshtrohet Kodit Penal nëse nuk jepet informacion. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veç të mësojmë dhe të njohim kontratat e lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yefet? Cila është CV-ja që ka ky njeri, veç faktit që është mik i Edi Ramës? Si përfiton ky njeri në vetëm 6 muaj 34 milionë euro?”, është shprehur Bardhi.

Ndërkohë bëhet po ashtu me dije se mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor dhe si rezultat çështja do të kalojë në seancë plenare. 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është shprehur se pikëpamja përmbajtësore, kërkesa nuk individualizon një “çështje të veçantë”, siç kërkohet nga Kushtetuta, pasi objekti i hetimit është konceptuar në mënyrë tepër të gjerë dhe përfshin një sërë çështjesh të ndryshme, pa përcaktuar qartë faktet konkrete që duhet t’i nënshtrohen hetimit parlamentar.

Ai theksoi se në kërkesë nuk janë identifikuar veprime apo mosveprime konkrete të zyrtarëve publikë, aktet apo kontratat që pretendohet se janë të paligjshme, si dhe periudha kohore ku duhet të shtrihet hetimi.

Sipas Ballës, objekti i propozuar synon kontrollin e përgjithshëm të veprimtarisë së shoqërisë dhe jo hetimin e një çështjeje të individualizuar me rëndësi të veçantë publike. /CNA





Lajmet e fundit nga