Aktualitet Politikë

Partia Demokratike kërkon Komision Hetimor për KAYO-n!

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore KAYO.

Kreu i grupit, Gazment Bardhi, deklaroi se KAYO ka shpenzuar 34 milion euro nga buxheti i shtetit, ndërsa sipas tij nuk ka transparencë mbi aktivitetin e kompanisë dhe përfitimet që ka pasur shteti.

Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milion euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti, çfarë aktiviteti ka. Na rezulton që i vetmi fitues i këtyre parave është Ron Yefet, mik i Kryeministrit.

Kjo del hapur në audio-përgjim dhe këtë audio-përgjim e konfirmoi kompania ku është bërë regjistrimi. E vërteta është që individi Ron Yefet sillet si ministër i Mbrojtjes dhe e thotë hapur që ka trafik të armëve.

Del hapur që u janë shitur armë vendeve në konflikt. Ne kemi thirrur ministrin në interpelancë dhe tha që kompania ka prodhuar armë dhe i ka shitur. Më pas del zv.ministrja dhe thotë nuk është prodhuar. Pra, duhet mësuar e vërteta.