Transportonte 13 lingota dhe monedha floriri të kontrabanduara, arrestohet 30-vjeçari në Fier! Sekuestrohen mijëra euro

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili transportonte me automjet “Porsche Cayenne”, 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara të kontrabanduara.
Në pranga ka rënë shtetasi A. B., 30 vjeç, banues në Roskovec.
Gjatë kontrollit në automjet, të kryer në vijim të operacionit të koduar “Gold”, u gjetën 9 monedha floriri, 4 lingota floriri, 4000 euro dhe 93 000 lekë. 30-vjeçari nuk dispononte asnjë dokumentacion për origjinën/burimin e sendeve me vlerë dhe as parave.
Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.




