Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

3 kordonë policie "blindojnë" rrugën “George W Bush”, 600 efektivë në terren, qytetarët rreshtohen para Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
3 kordonë policie "blindojnë" rrugën “George W
Pamje nga situata aktuale në rrugën “George W Bush”,

Për pak minuta pritet të mbahet seanca e radhës parlamentare ndërsa njëkohësisht do të mbahet dhe protesta qytetare para Kuvendit. Deri më tani raportohet  prezencë e ulët e protestuesve, të cilët janë vendosur në rrugën “George W Bush” që të nxjerr te Parlamenti.

Sakaq bëhet me dije se zona është rrethuar në total me  3 kordonë policie, njëra bëhet me dije se është vendosur pranë qendrës tregtare, një tjetër te Rruga e Elbasanit dhe tjetra pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Po ashtu raportohet se aktualisht në terren ndodhen rreth 600 efektivë Police, ndërsa nuk raportohet për incidente. Ende nuk është e qartë nëse protestuesit kanë me vete vezë apo jo, siç kanë bërë herët e tjera kur kanë pritur me vezë deputetët teksa hynin në Kuvend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese