Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndryshimet në qeveri, Begaj shkarkon Lamallarin dhe emëron Ervin Demon në krye të Ministrisë së Brendshme

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshimet në qeveri, Begaj shkarkon Lamallarin dhe emëron Ervin Demon
Edi Rama, Ervin Demo, Besfort Lamallari

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të enjte shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme. Po ashtu, Begaj ka dekretuar emërimin e Ervin Demos në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Vendimi vjen pas ndryshimeve në qeveri të njoftuara më 11 shtator nga kryeministri Edi Rama. Me dy dekretet e firmosura nga Presidenti Begaj, Ervin Demo merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke zëvendësuar Besfort Lamallarin.

Ndryshimet e njoftuara nga Rama parashikojnë gjithashtu zgjerimin e fushës së përgjegjësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila do të përfshijë edhe çështjet që lidhen me pushtetin vendor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese