LIVE UPDATES
Politike

Balla në Konferencën e Kryetarëve: Kërkesa për komision hetimor për “KAYO” nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore

Ai theksoi se në kërkesë nuk janë identifikuar veprime apo mosveprime konkrete të zyrtarëve publikë, aktet apo kontratat që pretendohet se janë të paligjshme, si dhe periudha kohore ku duhet të shtrihet hetimi.

17 Shtator 2026, 09:56 Nga E.d
Balla në Konferencën e Kryetarëve: Kërkesa për komision
Taulant Balla

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, deklaroi se kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me shoqërinë “KAYO” Sh.A. nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore të parashikuara për ngritjen e një komisioni të tillë.

Sipas Ballës, nga pikëpamja përmbajtësore, kërkesa nuk individualizon një “çështje të veçantë”, siç kërkohet nga Kushtetuta, pasi objekti i hetimit është konceptuar në mënyrë tepër të gjerë dhe përfshin një sërë çështjesh të ndryshme, pa përcaktuar qartë faktet konkrete që duhet t’i nënshtrohen hetimit parlamentar.

Ai theksoi se në kërkesë nuk janë identifikuar veprime apo mosveprime konkrete të zyrtarëve publikë, aktet apo kontratat që pretendohet se janë të paligjshme, si dhe periudha kohore ku duhet të shtrihet hetimi. Sipas Ballës, objekti i propozuar synon kontrollin e përgjithshëm të veprimtarisë së shoqërisë dhe jo hetimin e një çështjeje të individualizuar me rëndësi të veçantë publike.

Balla argumentoi gjithashtu se tetë pikat e paraqitura në objektin e hetimit kanë natyrë heterogjene, duke përfshirë marrëdhënie kontraktuale, veprimtari prodhuese dhe tregtare në fushën ushtarake, fonde buxhetore, dyshime për trafik armësh dhe detyrime ndaj NATO-s. Sipas tij, një shtrirje e tillë nuk lejon përcaktimin e qartë të kufijve të hetimit dhe nuk përmbush standardin kushtetues për ekzistencën e një çështjeje të veçantë.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së theksoi se kërkesa nuk paraqet indicie konkrete dhe të mjaftueshme për paligjshmëri. Ai nënvizoi se vendimet e Këshillit të Ministrave, krijimi i shoqërive të përbashkëta nga “KAYO” Sh.A., raportimet mediatike apo audiopërgjimet e publikuara nuk përbëjnë në vetvete prova të mjaftueshme për të krijuar një dyshim të arsyeshëm për veprimtari të paligjshme.

Sipas Ballës, ngritja e një komisioni hetimor parlamentar nuk mund të bëhet për të mbledhur informacion me qëllim zbulimin e mundshëm të paligjshmërive, por duhet të mbështetet paraprakisht në të dhëna dhe indicie konkrete që justifikojnë kontrollin parlamentar.

Ai ngriti shqetësimin edhe për mundësinë e mbivendosjes së hetimit parlamentar me verifikimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme lidhur me audiopërgjimet e publikuara në media. Sipas Ballës, një situatë e tillë mund të krijojë konflikt kompetencash dhe të cenojë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve.

Në përfundim, Balla u shpreh se, megjithëse kërkesa plotëson kriterin formal të numrit të deputetëve firmëtarë, ajo nuk përmbush kriteret përmbajtësore kushtetuese dhe ligjore për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Sipas tij, mungesa e individualizimit të një çështjeje të veçantë, objekti i gjerë dhe i paqartë, mungesa e indicieve konkrete për paligjshmëri dhe rreziku i ndërhyrjes në kompetencat e organeve të drejtësisë nuk krijojnë bazën e nevojshme për ushtrimin e kontrollit hetimor parlamentar në formën e kërkuar./Dosja.al

taulant balla

Sondazh

Poll

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!