
Një rast shokues është bërë publik së fundmi në Tiranë ku një 12 vjeçare është abuzuar seksualisht nga kushëriri i saj K.B, 29 vjeç dhe tezja D.S, 32 vjeçe.
E mitura rrëfeu gjithçka për policinë në prani të psikologes pasi në telefonin e saj u gjetën video të rënda intime.
Policia arrestoi dy të dyshuarit për ngjarjen e rëndë të cilët akuzohen për incest dhe pornografi me të mitur. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes tronditëse. Versus.al

