
Fier- Një 30 vjeçar me inicialet A.B me banim në Roskovec është arrestuar mbrëmë nga policia pasi iu gjetën monedha floriri të kontrabanduara dhe mijëra euro.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga forcat "Shqiponja", të riut iu gjetën 9 monedha floriri, 4 lingota floriri, 4 mijë euro dhe 93 mijë lekë për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion mbi burimin e tyre apo origjinën e sendeve me vlerë apo parave.
Në vijim, u kryen kontrolle në banesën e tij ku iu gjet një patentë e falsifikuar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Versus.al

