LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë, shoqërohen disa prej tyre

• Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në orën 09:00 para ambienteve të Kuvendit për të pritur deputetët, të cilët do të merrnin pjesë në seancën e sotme plenare. • Në kuadër të kësaj policia mori masa te rrepta sigurie, duke vendosur gardh metalik dhe kordon në akset që të çojnë te godina e Kuvendit. • Kjo masë u mor në mënyrë që protestuesit të mos kalojnë perimetrin për të shkuar tek godina qeveritare. • Protesta ishte paralajmëruar prej ditësh dhe për këtë arsye ajo u shoqërua nga forca të shumta policie. • Situata u tensionua kur protestuesit hoqën gardhin metalik të vendosur pranë Ministrisë së Mbrojes, gjë e cila shkaktoi edhe përplasje me forcat e policisë. • Në kuadër të kësaj, policia nisi shoqërimin e disa personave mes tyre edhe Dritan Goxhajs. • Pas kësaj, policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen ose në të kundërt do të marrë masa të tjera, duke theksuar se bllokimi i rrugëve është vepër penale. • Ata kanë thirrur njëzëri “Arrestoni Ramën”, “Ju erdhi fundi” dhe “Qeveri e krimit”. • Nga ana tjetër, një protestues u shpreh se po protestojnë pasi ndihen të vjedhur, duke shtuar se kushdo polic që tenton të përdorë dhunë do të përgjigjet sipas ligjit. • Protestat qytetare në Tiranë kanë hyrë në ditën e 110-të, ndërsa protestuesit janë shprehur se nuk do ta ndalojnë aksionin e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër poltike. • Ata shprehen se janë të pakënaqur me qeverisjen, ndërsa akuzojnë qeverinë për përhapje të korrupsionit në strukturat shtetërore dhe vjedhje.

11 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Përshkallëzohet situata jashtë Kuvendit/ Protestuesit godasin me vezë, shoqërohet Dritan Goxhaj dhe disa të tjerë

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Pamje

TIRANA- Situata jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar sërisht, pasi policia ka nisur shoqërimet mes tyre edhe Dritan Goxhajn. Protestuesit kanë goditur me vezë policinë duke i thirrur "Policia e krimit". 

Nuk munguan as përplasjet verbale mes protestuesve dhe policisë, ndërsa qytetarët kritikuan përplasjen e efektivëve me vajza. Policia u bëri thirrje që ata të largohen nga rruga pasi po pengojnë qarkullimin e automjeteve. Por protestuesit, janë shprehur se do ta vijojnë tubimin e tyre pasi ndihen të vjedhur dhe kërkojnë ndryshim./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Sërish tensione jashtë Kuvendit/ Policia thirrje qytetarëve: Lironi rrugën ose do veprojmë ne

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Pamje

TIRANA- Qytetarët po zhvillojnë protestën e paralajmëruar jashtë ambienteve të Kuvendit, ndërsa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare. Tensionet janë ndezur sërisht, pasi qytetarët kanë tenuar të çajnë kordonin rrethues dhe të hynë brenda ambienteve të Kuvednit, ku ndodhen deputetët. Pas kësaj, policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen ose në të kundërt do të marrë masa të tjera. Kjo duke theksuar se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

 “Lironi rrugën, policia do veprojë. Bllokimi i rrugëve është vepër penale”, tha policia me megafon.

Nga ana tjetër, një protestues është shprehur se po protestojnë pasi ndihen të vjedhur, duke shtuar se kushdo polic që tenton të përdorë dhunë do të përgjigjet sipas ligjit.

“Drejtori i policisë, kemi të drejtë të protestojmë sepse ndihemi të vjedhur. Kushdo polic që tenton të përdore dhunë do te përgjigjet sipas ligjit”, tha protestuesi.

Protestat qytetare në Tiranë kanë hyrë në ditën e 110-të, ndërsa protestuesit janë shprehur se nuk do ta ndalojnë aksionin e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër poltike./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Protesta jashtë Kuvendit/ Protestuesit nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën (VIDEO)

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Pamje

TIRANA- Protestuesit po vijojnë protestën, ndërsa i kanë bërë thirrje policisë që të bashkohen me ta. Ata janë mbledhur para Kuvendit dhe kanë thirrur njëzëri “Arrestoni Ramën”, “Ju erdhi fundi” dhe “Qeveri e krimit”.

Protesta ka hyrë në ditën e 110-të të saj, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e klasës së korruptuar poltike. Ata shprehen se janë të pakënaqur me qeverisjen, ndërsa akuzojnë qeverinë për përhapje të korrupsionit në strukturat shtetërore dhe vjedhje./Dosja.al

2 ORE ME PARE

VIDEO/ Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Pamje

TIRANA- Protestuesit pas heqjes së gardhit metalik të vendosur pranë Ministrisë së Mbrojes kanë nisur marshimin drejt Kuvendit, ndërsa kanë kaluar mes makinave. Momente tensioni u shënuan ditën e sotme mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ku një protestues tentoi të kalonte kordonin. Pas kundërshtimit të policisë, ai u shoqërua drejt ambienteve të Kuvendit.

Prej orës 9, protestuesit kanë vijuar me tubimin e tyre kundër klasës politike shqiptare. Ata kanë deklaruar se nuk do ta ndalojnë revoltën e tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria dhe largimit të klasës së korruptuar politike. "Dorëheqje", "Qeverie e Krimit", "Nuk jeni shqiponja" dhe "Ju erdhi fundi", këto janë disa nga thirrjet më të përsëritura nga ana e protestuesve./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Përshkallëzohet situata jashtë Kuvendit/ Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Pamje

TIRANA- Situata jashtë ambienteve të Kuvendit është përshkallëzuar sërish pasi qytetarët kanë shkulur gardhin metalik të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme. Qytetarët janë stacionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë vijuar përplasjet me efektivët e policisë. 

Mënjëherë pas kësaj situatë është shtuar ndjeshëm prania e policisë, ndërsa kanë shoqëruar edhe një qytetar. Një grup protestuesit kanë hedhur letra higjienike në drejtim të policisë./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues (VIDEO)

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Pamje

TIRANA- Situata jashtë Kuvendit është tensionuar dhe policia ka nisur shoqërimin e protestuesve. Policia ka shoqëruar një protestues, pasi tenoi të kalonte kordonin rrethues, ndërsa qytetarët kanë thirrur "Policia e krimit". 

Pasi protetsuesit u zhvendosën te ministria e Brendshme, ata goditën me vezë efektivët e policisë. Në kuadër të kësaj, policia ka bllokuar me gardh metalik rrugë që të çojnë te Kuvend. Qytetarë të shumtë kanë marshuar dhe janë stacionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit./Dosja.al

3 ORE ME PARE

VIDEO/ Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Pamje

TIRANA- Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e policisë. Efektivë të shumtë të policisë ndodhen para Kuvendit, të cilët po përpiqen të mos lejojnë qytetarët që të hynë në ambientet e Kuvendit. 

Tensionet u shënuan fillimisht pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa policia ka bllokuar disa rrugë që të çojnë te Kuvend. Nga ana tjetër, qytetarë të shumtë kanë marshuar dhe janë stacionuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit./Dosja.al

4 ORE ME PARE

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama (VIDEO)

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Pamje

TIRANA- Protesta para Kuvendit po vijon, ndërsa në Kuvend ka nisur seanca plenare. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Policia ka rrethuar zonën me gardh metalik, ndërsa jashtë tyre ka një numër të konsiderueshëm protestuesish.

 

"Ju erdhi fundi", “Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”, "Nuk na përfaqësoni" dhe "Pa rini nuk ka Shqipëri", këto janë disa nga thirrjet me të përsërituar nga ana e tyre. Protestuesit kanë bërë gjithashtu thirrje ndaj efektivëve të policisë që t’i bashkohen kauzës së tyre./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Nis dita e 110 e revoltës/ Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat (VIDEO)

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Pamje

TIRANA- Një grup protestuesish janë mbledhur para ambienteve të SPAK, ndërsa kanë thirrur njëzëri “Lironi çunat”. Protesta ka hyrë sot në ditën e saj të 110-të, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Protesta para Kuvendit pritet të nis për pak minuta, ndërsa policia ka rrethuar zonën me gardhe metalike. Kjo në mënyrë që protestuesit të mos kalojnë perimetrin për të shkuar tek Kuvendi./Dosja.al

5 ORE ME PARE

VIDEO/ Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Pamje

TIRANA- Qytetarët do të zhvillojnë sot një protestë para Kuvendit, brenda ambienteve të së cilit do të zhvillohet edhe seanca plenare. Seanca do të nis në orën 10:00, ndërsa policia ka nisur me rrethimin e zonës me gardhe metalike. 

Masat janë marrë në mënyrë të tillë që protestuesit mos t’i afrohen perimetrit të Kuvendit. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijoijnë aksionin e tyre deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Sot seancë plenare në Kuvend/ Qytetarët protestojnë para godinës: Rama jep dorëheqjen!

"Nuk na përfaqësoni"/ Qytetarët protestojnë
Foto ilustruse

TIRANA- Ditën e sotme qytetarët kanë paralajmëruar një protestë para ambienteve të Kuvendit, në të cilën do të zhvillohet edhe seanca plenare. Kjo protestë vjen ndërkohë që protestat qytetare kanë hyrë në ditën e 110-të, ku qindra qytetarë po protestojnë kundër qeverisë. Tubimi është thirrur në orën 10:00, orë në të cilën deputetët mblidhen në seancë plenare. 

Thirrja për tubimin e sotëm u bë në përfundim të protestës së një dite më parë, ku protestuesit deklaruan se do të vijojnë tubimet deri kur kryeministri Edi Rama të jap dorëheqjen. Gjatë protestave të mëparshme protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit, ndërsa seancat parlamentare pritet të jenë një nga pikat ku do të përqendrohen tubimet./Dosja.al

proteste para kuvendit

Sondazh

Poll

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun

Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë

PD kërkoi heqjen nga Rendi pagën e magjistratëve, Balla: Sot i mbroni, dje i shanit dhe fyenit!

Vendimi i Hagës për liderët e UÇK-së/ Peleshi: Një vendim i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën...

Me cigare në dorë/ Monika Kryemadhi bashkëbisedon me protestuesit para SPAK

“Ramoviç jep dorëheqjen sa më parë!”/ Vijon protesta pranë Kuvendit

Deputetët shkojnë me makina për të shmangur përplasjen me qytetarët, Marjana Koçeku shkon në këmbë

Pas vendimit të Gjykatës së Hagës, deputetë të PD-së me simbolet e UÇK-së në Parlament

Një grup protestuesish mblidhen pranë SPAK: Lironi çunat

Plagosi ish-vjehrrin me drapër, del para gjykatës daja i deputetes socialiste Zegjine Çaushi

Protesta para Kuvendit, polica bllokon me gardh metalik zonën

Prishtina proteston deri në orët e vona, qytetarët hedhin mjete piroteknike drejt zyrave të EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga

Berisha: Ajo nuk vjen në pushtet për lavdinë e shkuar, por për vizionin për të ardhmen

Berisha: Koha na thërret t’i japim zgjidhje kësaj gjendje dramatike

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Të shtënat me armë në Durrës/ I plagosur mbeti një avokat, policia në kërkim të autorit

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale