Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet pronari i tokës së sherrit në Palasë mes dy biznesmenëve, prokuroria: Ka falsifikuar toka në Seman të Fierit

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet pronari i tokës së sherrit në Palasë mes dy
Fotomontazh: Dy biznesmenet Vasil Bedinaj dhe Luan Muça

Kastriot Hasko, ndërtues dhe një biznesmen 70 vjeçar, ra në prangat e policisë së Fierit mbrëmjen e djeshme pas një urdhri të prokurorisë nën akuzën e falsifikimit të pronave në Seman të Fierit.

Kastriot Hasko nuk është emër i panjohur për publikun. Gjatë këtij muaji, ai u përfshi në konfliktin mes dy biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muçës, për sipërfaqen e një toke në Palasë, sherr që për pak precipitoi në konflikt me armë në 6 shtator në hotelin Regina Palm.

Kastriot Hasko doli në mbrëmjen e asaj dite në Top Story me Grida Dumën dhe tha se prona për të cilën bëhej sherri i përkiste atij me dokumente hipotekore, dhe e kishte trashëgimi nga nëna. Hasko pretendoi se kishte lidhur një kontratë bashkëpunimi me Regina Group për zhvillimin e pronës, pavarësisht se Muça pretendonte më parë se e kishte marrë këtë pronë dhe kishte edhe leje për ndërtime në atë zonë.

Kur ende nuk është shuar sherri i asaj prone, Kastrot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës së Fierit Ertis Shehu u arrestuan nën akuzën e falsifikimit të një dokumenti prone në zonën e Semanit. Hetimet për këtë pronë kishin nisur që në vitin 2024, dhe prokuroria vetëm para pak kohësh përfundoi çështjen duke nxjerrë urdhër arrestet.

Ertis Shehu ka shërbyer si drejtor i ASHK në Fier në periudhën 2019 – 2021 për dy vite.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese