Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Me dhimbje në zemër, por me kokën lart gjithmonë”! Djali i Jakup Krasniqit prek me fjalët pas vendimit në Hagë

Shkruar nga Newsbomb
“Me dhimbje në zemër, por me kokën lart
Altin Krasniqi dhe Jakup Krasniqi

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit mëngjesin e sotëm ka ndarë në rrjetet sociale një foto të babait të tij gjatë seancave në gjykatë dhe shkruan se jeta ka qenë e padrejtë me të, por ai nuk e ka parë asnjëherë  të përkulur.

“Pas këtij aktgjykimi nuk u theve ti, u thye diçka Brenda nesh. U thye besimi në drejtësi”, shkruan Altin Krasniqi.

Jakup Krasniqi u dënua dje nga gjykata speciale në Hagë me 25 vite burg për akuzat e vrasjes e torturimit të 385 personave, së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, siç u lexua nga gjyqtari amerikan, një vendim që u kundërshtua fuqishëm nga avokatët e palëve dhe gjithë populli I Kosovës e mbarë shqiptar nëpër botë.

Postimi i plotë:

“Njeriu është më i fortë se guri. Çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu.” Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë. Jeta ka qenë e padrejtë me ty, por ti prapë qëndrove me kokën lart. Gjashtë vjet pritje, gjashtë vjet dhimbje, e asnjëherë nuk ta pamë kokën të ulur. Pas këtij aktgjykimi, nuk u theve ti. U thye diçka brenda nesh. U thye besimi ynë në drejtësi. Por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë. Ashtu siç na ke mësuar ti. Me dhimbje në zemër, por me kokën lart. Me kokën lart, babë. Gjithmonë."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese