"Ligji për pagat votohet sot"/ Balla ironizon opozitën: Po reflektoni për sharjet që bëni te dera e SPAK
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fj...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fj...

Dy ish-drejtorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit për falsifikim dokumentesh të një sipërfaqe toke dhe shpërdorim detyre. Në pranga janë vënë edhe një specialist i ASHK-së dhe shtetasi K.H., përfitues i pronës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi K.H., duke paraqitur si tituj pronësie dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, ka arritur të regjistrojë në bashkëpronësi të tij dhe katër personave të tjerë një sipërfaqe toke prej 1,143 hektarësh, si dhe 150.000 euro të ndodhur në zonat kadastrale 3301 dhe 3358, Seman i Ri dhe Sheq Marinas, Fier.
Më pas, shtetasi K.H., duke u paraqitur në cilësinë e bashkëpronarit dhe përfaqësuesit edhe të bashkëpronarëve të tjerë, me anë të një prokure të posaçme të falsifikuar, u ka shitur këtë tokë dy shoqërive të ndryshme.
Shtetasit E.Sh. dhe B.K., në cilësinë e drejtorëve të ASHK, Fier, dhe shtetasi P.Ç., në cilësinë e specialistit, jurist, pranë ASHK në Fier, kanë regjistruar pasuritë në fjalë në bashkëpronësi të shtetasit K.H., në kundërshtim me ligjin.
Ndërkohë bëhet me dije se në kuadër të hetimeve u sekuestruan mbi 76 pasuri, me sipërfaqe totale prej 1143 hektarësh tokë si dhe 150.000 euro.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Fier për falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, dy ish-drejtorë të ASHK-së, specialisti dhe përfituesi i pronës, sekuestrohen 1143 ha tokë
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier u vendos masa e sigurimit personal ‘Arrëst në burg’ ndaj katër shtetasve E.Sh., B.K. në cilësinë e drejtorëve të ASHK, P. Ç. specialistit, jurist, pranë ASHK dhe K.H., përfituesi i pronave nën akuzë për veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, ‘Shpërdorimi i detyrës’ si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 186/2, 248 dhe 287, prg.2, të Kodit Penal.
Po kështu, në kuadër të hetimeve u sekuestruan mbi 76 pasuri, me sipërfaqe totale prej 1143 hektarë tokë (e barabartë me njëmbëdhjetë milion e katërqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëdhjetë e gjashtë m2), si dhe 150.000 euro.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjatë hetimeve të deritanishme për procedimin penal nr. 1026 të vitit 2025, kryer në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nëpërmjet përdorimit edhe të metodave proaktive, arriti të provojë se:
Shtetasi K.H., duke paraqitur si tituj pronësie dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, ka arritur të regjistrojë në bashkëpronësi të tij dhe katër personave të tjerë një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1,143 hektarë të ndodhur në zonat kadastrale 3301 dhe 3358, Seman i Ri dhe Sheq Marinas, Fier.
Më pas, ky shtetas, duke u paraqitur me cilësinë e bashkëpronarit dhe përfaqësuesit edhe të bashkëpronarëve të tjerë, me anë të një prokure të posaçme të falsifikuar, u ka shitur këtë tokë dy shoqërive të ndryshme.
Shtetasit E.Sh. dhe B.K., në cilësinë e drejtorëve të ASHK, Fier, dhe shtetasi P.Ç., në cilësinë e specialistit, jurist, pranë ASHK, Fier, kanë regjistruar pasuritë në fjalë në bashkëpronësi të shtetasit K.H., në kundërshtim me ligjin nr. 111/2018, “Për kadastrën”, dhe ligjin nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe VKM nr. 639, datë 16.10.2024, dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të regjistruesit”, duke mos kërkuar sipas këtyre akteve ligjore/nënligjore konfirmimin e vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, verifikim nga i cili do të rezultonte se këto vendime janë të falsifikuara.
Për më tepër, ka rezultuar se shtetasi B. K., ish drejtor i ASHK, Fier, kur ka regjistruar pasurinë nr. 3**, zk 3358, ka tejkaluar edhe sipërfaqen që sipas vendimit të falsifikuar nr. 8*, datë 20.01.1997, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pranë Këshillit të Rrethit Fier, i ishte kthyer ish-pronarit Th.S., duke përfituar për rrjedhojë shtetasi K.H. edhe një sipërfaqe tjetër të konsiderueshme toke në pronësi.
Gjithashtu, shtetasit E.SH. e P.Ç. gjatë regjistrimit të pasurive kanë ndryshuar zërin kadastral të sipërfaqes së regjistruar në pronësi të shtetasve K.H., etj, nga tokë arë në tokë pa frut, pa një akt administrativ nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Bujqësisë apo Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier.
Masat e sigurimit personal dhe pasuror u ekzekutuan nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. /CNA
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është fo...
Një protestë pritet të mbahet në më pak se një orë para Pa...
Konfindustria ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeve...
Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë miratuar d...
Ka përfunduar dita e 109 e protestës qytetare kundër qever...
Sot në mbledhjen e qeverisë është emëruar zëvendësministri...
Banorët e Divjakës kanë vijuar për të 48-n ditë me radhë p...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar në lidhje me vendimin ...
Sot zhvillohet protesta e 109 kundër kryeministrit Edi Ram...
Kushëriri i Ergys Agasit, Eno Agasi raportohet se është ar...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për gjyqin në Hagë kundër i...
Çarja e tubacionit qëndror në Bogovë ka lënë pa ujë të pij...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas vendimit...
Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me projektligjin për ...
Gjykata e Lartë në një deklaratë për mediat ka reaguar në ...
Prej disa muajsh ka lindur një përplasje midis ekzekutivit...
Historiani dhe profesori i njohur, Aurel Plasari, feston s...
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Lawto...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagi...
Në ditën e 108 të protestës, pas marshimit në rrugët e kry...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me b...
Policia e Fierit ka vënë në pranga një shtetas 30-vjeçar, ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku raportohet s...
Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë i koduar ...
Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësu...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me u...
Sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase të Kievit dhe Odes...
Për të dytin vit radhazi, qeveria amerikane i ka mohuar Pr...
Në fillim të viteve 1930, shoqëria shqiptare po përjetonte...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
Krijimi i rezervës shtetërore me naftë të papërpunuar brut...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 79.1 lekë dhe ...
Qeveria parashikon krijimin e një rezerve strategjike të n...
Guvernatorit i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi ...