Aktualitet Politikë

Kuvendi në seancë plenare, forca policore rrethojnë godinën!

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancë plenare, ndërsa në afërsi të godinës janë grumbulluar protestues.

Protestuesit mbajnë në duar flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të UÇK-së, një ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Ndërkohë, uniformat blu kanë rrethuar godinën e parlamentit. Raportohet se rreth 1600 forca policore janë angazhuar në terren.

Policia ka mbyllur me gardh metalik edhe trotuarin ku kalojnë qytetarët që nuk janë pjesë e protestës. Kjo ka sjellë debate mes tyre dhe efektivëve, me kërkesën që të lejohet lëvizja e lirë në trotuar.

Më herët u mbajt mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.