Bota

VIDEO/Terror në fluturimin Boeing 737, një pjesë e aeroplanit SHEMBET gjatë ngritjes!

Një incident i frikshëm përjetuan pasagjerët e një Boeing 737 të kompanisë Sepehran Airlines, pasi pjesa e brendshme e avionit filloi të shpërbëhej pas një defekti të shkaktuar gjatë ngritjes nga qyteti i Mashhadit, në Iran. Sipas mediave lokale, avioni u detyrua të kryente një ulje emergjente në aeroportin e Mashhadit.

Avioni shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të një defekti në motor, i cili dyshohet se u shkaktua pas dëmtimit të njërit prej rrotave. Videot nga brenda avionit dokumentojnë skenat e panikut që u krijuan pak pas ngritjes. Pjesë të tavanit të avionit shihen duke u shkëputur dhe duke rënë mbi pasagjerët.