Sherr me thika në Sarandë, plagosen dy vëllezërit dhe një 19 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e mërkurë në Sarandë, ku pas një sherri me thika kanë mbetur të plagosur tre persona.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.55 në një subjekt tregtar në lagjen nr.1 të Sarandës, pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit.
Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli dhe Mario Shukulli, 24 dhe 20 vjeç si dhe 19-vjecari Andi Saliaj,ndërsa 24-vjecari Elidon Shukulli është nisur për trajtim më të specializuar drejt Tiranës.
Ndërkohë policia pas hetimeve të kryera, ka vënë në pranga dy persona, përshirë një prej të plagosurve, nën akuzat “plagosje e rëndë me dashje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, Kamelo Aliaj 22 vjeç, Andi Saliaj 19 vjeç ,ndërsa ka shpallur në kërkim Eduard Bajrami 19 vjeç.




