Lajmi i fundit

LIVE - Sot seancë plenare dhe protesta

Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, mungoi anëtari i trupit gjykues

Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, mungoi anëtari i trupit gjykues

10:29, 17/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 24 shtator.

Meta dhe Kryemadhi kërkuan që procesi të vijonte pa praninë e avokatëve të tyre, ndërsa shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, Rudina Palloj.

Relatori i çështjes, Erjon Bani, paralajmëroi avokatin e Ilir Metës, Bujar Musta, i cili ndodhej në sallë si publik, se nëse në seancën e radhës avokatët nuk do të paraqiten, do të nisë aplikimi i gjobave.

Gjatë seancës, Ilir Meta kundërshtoi mënyrën e zhvillimit të procesit dhe iu drejtua gjykatës:

“Ç’është kjo gjykatë? I jep fjalën prokurorit, nuk i jep të pandehurit.”

Ish-presidenti akuzoi gjithashtu prokurorin për mungesa në fashikujt e dosjes.

“Ky prokuror na ka dhënë 55 fashikuj, na mungojnë mbi 70. Mungojnë faqe etj. Ai është për burg.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco