web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis seanca plenare/ Kuvendi, me deklaratë të përbashkët për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

17 Shtator 2026, 10:41, Politikë CNA

Nis seanca plenare/ Kuvendi, me deklaratë të përbashkët

Ka nisur seanca e sotme plenare në Parlament. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, para se të lexonte rendin e ditës njoftoi se Kuvendi do të përcjellë një deklaratë të përbashkët të të gjitha partive politike, si qëndrim për vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, të cilët u dënuan me 81 vjet burg.

“Dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një moment të dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por për historinë tonë kombëtare.

Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët përmes së cilës do të shprehim qëndrimin e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë mbi këtë vendim. Teksti i deklaratës po përgatitet nga Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme”, u shpreh Peleshi. /CNA





Lajmet e fundit nga