
Bledar Bakaj, 52 vjeçari i arrestuar për plagosjen e 67 vjeçarit E.G pas një konflikti për motive të dobëta, është lënë në burg me vendim të gjykatës së Fierit.
I arrestuari gjatë mbrëmjes së 13 shtatorit shkoi në shtëpinë e ish-bashkëjetueses së tij duke thyer edhe urdhrin e mbrojtjes dhe sulmoi me drapër babain e kësaj të fundit.
Për pasojë i moshuari mori ndihmë mjekësore në spital. Ndërsa rasti u bë i përfolur në publik për shkak se autori rezulton të jetë daja i deputetes së PS, Zegjine Çaushit. Versus.al

