web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyhet seanca e gjykimit me themel të dosjes “Meta”/ Kryemadhi tregon arsyen

17 Shtator 2026, 10:34, Aktualitet CNA

Shtyhet seanca e gjykimit me themel të dosjes “Meta”/ Kryemadhi

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se seanca e sotme e gjykimit me themel u shty për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupës gjykuese.

Sipas saj, seanca duhet të zhvillohej, ndërsa shtoi se ditën e sotme nuk iu dha fjala as kreut të PL-së, Ilir Metës, i cili ka kërkuar të njihet me disa fashikuj të tjerë të dosjes.

“Seanca nuk kishte pse të mos zhvillohej. Unë aty jam për t'u mbrojtur siç kam bërë në dy seancat e kaluara. Gjyqi u shty se mungonte një nga trupi gjykues. As mua dhe zotit Meta nuk na u dha fjala pasi u vendos shtyrja e seancës. Zoti Meta kërkoi të fliste për fashikujt e dosjes. Ajo që mua më bën përshtypje është se këto janë pasojat e një situate që e kemi krijuar vetë, duke i dhënë atribut një sistemi drejtësie që nuk është i barabartë. Një vendim gjykate jepet pasi unë të mbrohem.

Nëse mbrojtja pengon shpalljen e një vendimi të marrë paraprakisht kemi të bëjmë me një drejtësi e cila drejtohet nga zyrat e kryeministrisë. Hetimi dhe procesi gjyqësor i çështjes 'Meta-Kryemadhi' i ka kaluar 3 milionë e gjysmë euro. Më thoni se cili ekspert financiar bën analizë financiare sipas OPGJ?”, u shpreh Kryemadhi ndër të tjera.

Ndërkohë bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 24 shtator në orën 10:00. /CNA





Lajmet e fundit nga