Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Akuzohet se plagosi me drapër babain e ish-bashkëjetueses së tij, lihet në burg daja i Zegjine Çaushit

Shkruar nga Newsbomb
Akuzohet se plagosi me drapër babain e ish-bashkëjetueses së tij,
Merita Gremaj dhe Zegjine Caushi

Gjykata e Fierit ka vendosur që të lërë në qeli dajën e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushit. Togat e zeza kanë vendosur që të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Bakajn i cili ditë më parë plagosi me drapër babain e ish-bashkëjetueses së tij.

Në komisariatin e Fierit, 52-vjeçari ka deklaruar se nuk ka abuzuar me 34-vjeçaren Merita Gremaj, ndërsa ka pohuar se do të japë shpjegimet e tij para gjykatës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të së dielës, kur Bakaj ka shkuar në banesën e 67-vjeçarit, babait të ish-bashkëjetueses së tij, dhe e ka goditur me drapër në këmbë.

Sipas të dhënave të bëra publike, 52-vjeçari dyshohet se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij, pasi ka shkuar në banesën ku ajo jetonte. Pas konfliktit, ai ka plagosur babain e 34-vjeçares.

Mbi Bakajn rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ndërkohë, 34-vjeçarja Merita Gremaj ka deklaruar se për situatën ishte në dijeni edhe deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi. Kjo e fundit i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se 34-vjeçarja dhe daja i saj kanë qenë të fejuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese