Lihet në qeli Bledar Bakaj, daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushit. Në seancën gjyqësore të mbajtur sot, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Bora Shaholli, ndërsa çështja u ndoq nga prokurorja Oljana Gjergjefi.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe materialeve të paraqitura gjatë seancës, gjykata vendosi që Bakaj të qëndrojë në “Arrest me burg”.
Një 34-vjeçare denoncoi se u mbajt me forcë dhe u përdhunua në banesë nga daja i deputetes, në një fshat të Roskovecit.
Me lot në sy, kërkoi ndihmë për trajtim me psikolog dhe bëri thirrje për dënimin e 52-vjeçarit, i akuzuar se plagosi në këmbë, babanë e 34-vjeçares.