Sport
Barcelona, nisje historike! 7 fitore në 7 ndeshje

Ilustrim · Vizion Plus
Barcelona vazhdon marshimin perfekt në startin e sezonit.
Skuadra e Hansi Flick mposhti 7-2 Racing Santander, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në shtatë ndeshjet e para zyrtare — një rekord i ri në historinë e klubit.
Në La Liga, katalanasit kanë fituar të gjashtë ndeshjet e para dhe kanë shënuar plot 28 gola, duke konfirmuar formën spektakolare të skuadrës.
Protagonisti i mbrëmjes ishte Raphinha, autor i një hat-tricku, ndërsa Joao Cancelo realizoi dy gola. Gabriel Jesus dhe Lamine Yamal kompletuan festivalin e golave.
7 ndeshje, 7 fitore dhe 33 gola në të gjitha kompeticionet. Barcelona e Flick ka nisur sezonin në mënyrë historike.




