Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Përplasja në Kuvend për pagat e magjistratëve, rrëzohet kërkesa e PD-së, Bardhi i kthehet Ballës: Vendimet e Kushtetueses janë letër higjenike për ju

Shkruar nga Newsbomb
Përplasja në Kuvend për pagat e magjistratëve, rrëzohet
Kuvendi

Kuvendi rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për pagat e magjistratëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi shtyrjen e shqyrtimit të ligjit, duke argumentuar se procesi i konsultimit me gjyqtarët dhe prokurorët nuk ka qenë i mjaftueshëm.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi akuzoi mazhorancën se nuk ka zbatuar dy vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe paralajmëroi se mënyra e ndjekur rrezikon të sjellë të njëjtin problem edhe me vendimin e tretë. Sipas tij, projektligji duhet të rikthehet për konsultime më të plota, ndërsa çështjet financiare të sistemit të drejtësisë nuk duhet të trajtohen nën presionin e qeverisë.

“Sot në Kuvend ka një rend të rëndësishme siç është statusi i magjistrave. Një çështje që është mbartur në 7 vite. Ka 3 vendime të Kushtetueses, ky që marrim sot në shqyrtim është i treti. Dy vendimet e shkuara, maxhoranca juaj ka refuzuar që t’i zbatojë, ose i ka shkelur. Është fakt që procesi i konsultimit me magjistratë nuk ka qenë efektiv. Gjatë kohës kur bënim komisione parlamentare, na kanë ardhur referime nga shoqata e gjyqtarëve. Drejtuesit e tyre janë thirrur në një kohë prej 30 minutash për t’u dëgjuar. Ndaj kërkomë nga Kuvendi që të tërhiqet ky ligj pasi po shkelet kushtetua. Duhet të merret koha e mjaftueshme dhe t’i jepet zgjidhej përfundimtare kësaj problematike. Sistemi i drejtësisë nuk duhet të jetë nën presionin e qeverisë. S’mund të tallemi me çështjet financiare të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që ata të bëjnë drejtësi.”, tha ai.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbrojti procedurën e ndjekur nga Kuvendi, duke thënë se institucioni ka një praktikë të konsoliduar për transpozimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Balla vlerësoi punën e Këshillit të Legjislacionit dhe kundërshtoi kërkesën e opozitës për shtyrjen e projektligjit, duke e cilësuar atë të pabazuar.

“Kuvendi i Shqipërisë të paktën prej vitit 1998 e më këndej ka një praktikë të konsoliduar sa i përket procedurës që ndjek në transpozimin e vendimeve të Kushtetueses. Këshilli i Legjislacionit e ka përfunduar detyrën e vet në mënyrë shembullore, Kushtetuesja duhet të marrë shembull nga ne, nëse Kushtetuta e ka marrë vendimin diku në mes të shkurtit e ka zbardhur vendimin diku në prill, ndërkohë që Këshilli i Legjislacionit e bëri punën shumë shpejt dhe mirë për t’ia kaluar më pas Kuvendit. Kuvendi ka kërkuar opinionin e qeverisë dhe këtu është mbyllur. Në rastin në fjalë do të shprehet seanca, mua më vjen mirë dhe këtu e mbyll që të dëgjoj që PD del në mbrojtje të prokurorëve dhe gjyqtarëve, sepse tregon një reflektim nga ato sharjet dhe kërcënimet që kemi dëgjuar shpesh. Ligji do të diskutohet sot. Vota jonë ndaj kërkesës së PD është kundër, sepse kërkesa është hipokrite”, tha Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese